Moto GP Sport

Marc Marquez i pandalshëm, triumfon edhe në La Mansh, Rossi i treti

Marc Marquez me Honda fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Francës në Moto GP, zhvilluar në pistën e La Mansh, suksesi i tretë radhazi për pilotin spanjoll, që konsolidon pozitat në krye të renditjes. Një triumf i merituar i Marquez, që konfirmon momentin e mirë që po kalon në kampionat, duke përfituar edhe nga gabimet e rivalëve të tij.

Andrea Dovizioso dhe Johann Zarco, që ishin favoritë për ta fituar këtë garë, u rrëzuan në gjysmën e parë të saj, duke ia bërë edhe më të lehtë fitoren spanjollit. Në podium bashkë me Marquez u ngjitën edhe italianët Danilo Petrucci (Ducati Pramac) e Valentino Rossi (Yamaha), por që për asnjë moment nuk arritën të duelojnë e rivalizojnë me kampionin e botës në fuqi.

Gara nis mjaff mirë për dy pilotët e Ducati, me Dovizioso e Lorenzo që marrin menjëherë kreun, ndjekur nga Zarco, por shpejt pretendentët nisin një e nga një të rrëzohen. Pas Iannone (Suzuki), gara e La Mansh bëhet e mallkuar fillimisht për Dovizioso e më pas për francezin Zarco, që dje siguroi edhe “pole”. Në pistën e shtëpisë, para fansave të tij, Zarco zhgënjeu, duke u rrëzuar, ndërkohë që Marquez e ka të lehtë të kapë kreun, duke parakaluar në mesin e garës patriotin e tij Lorenzo.

Marquez nis shkëputjen, ndërkohë që Lorenzo parakalohet edhe nga Petrucci e Rossi, me tri të parët që krijojnë një diferencë të ndjeshme mes njëri-tjetrit, duke e menaxhuar, ndërkohë që dy italianët nuk kanë fuqinë për të tentuar sulmin ndaj spanjollit dhe kënaqen me podiumin. Falë këtij triumfi, Marquez shkon në kuotën e 95 pikëve, shkëputur 36 pikë nga Vinales (i dyti) dhe 37 pikë nga Zarco (i treti në renditjen e përgjithshme).

Related posts

KAPËRCYEN RIVALËT PAS FITORES/ Ozil me “ethe”: Gjithmonë ekziston një sfidë e madhe me…

Delo.autor

“HUMBËM DY PIKË NDAJ BETIS”/ Zidane: Me Chelsea duel vendimtar, çështja e titullit nuk ka… përfunduar

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË FINLANDË/ Tetë gola në 11 javë kampionat, talenti shqiptar nuk ka të ndalur

Delo.autor

Leave a Comment