Futboll Sport

Shqipëri U21-Bosnje U21/ Hebaj i pafat, shtylla e ndal nga goli i barazimit (VIDEO)

Luhet sot në “Elbasan Arena”, miqësorja e ekipit Kombëtar Shpresa, ndaj moshatarëve të Bosnje-Hercegovinës. Një test i rëndësishëm ky për ekipin e Alban Bushit, i pari në tre miqësore që skuadra do zhvillojë kët periudhë.

Pas Bosnjes, Shqipëria do të presë gjithashtu Bjellorusinë, në dy takime që do luajë në datat 5 dhe 8 qershor.

Shqipëri U21 – Bosnje U21 0-1

GOL: Dujakoviç 11′

20’ I pafat Rubin Hebaj, shkodrani merr një harkim të bukur, godet me kokë, por shtylla e ndal nga shënimi i golit.

12’ Përsëri Dujakoviç shfaqet rrezikshëm, në hyrje të zonës godet, por Selmani me këmbë shpëton golin e dytë.

11’ Rrëmbejnë topin boshnjakët, dhe me një dalje të shpejtë në krahun e djathtë, Dujakoviç zhbllokon shifrat, pas një pasimi të saktë, dhe vetëm me Selmanin, nuk gabon.

5’ Ceka godet nga një goditje e dënimit shumë larg portës, portieri boshnjak largon me vështirësi në goditje këndi.

1′ Nis takimi në Elbasan.

 

FORMACIONET

Shqipëria U21: Selmani, Mala, Ceka, Cake, Sahiti, Bare, Hebaj, Selahi, Ethemi, Kolaj, Shaba. Trajner: Alban Bushi.

Bosnje Hercegovina U21: Miminoviç, Daniloviç, Mihojeviç, Sabanoviç, Kadusiç, Mulahusejnov, Dujakoviç, Kuzmanoviç, Cavar, Peco, Osmankoviç. Trajner: Vinko Marinoviç.

Gjyqtar: Enea Jorgji

Related posts

SFIDA NDAJ AEL LIMASOL/ Vllaznia gati për ndeshjen e kthimit, ja frika e vetme e trajnerit Brdariç…

Delo.autor

U LARGUA NGA INTER SI DËSHTAK/ Shikoni çfarë “perle” shënon Gabigol (VIDEO)

Delo.autor

NJIHUNI ME KUNDËRSHTARIN E SOTËM NDAJ SHQIPËRISË/ Mbrojtësi është skiator dhe kapiteni punon si mësues, futbolli si punë e dytë

Delo.autor

Leave a Comment