Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Hamilton: Kjo ishte gara më e keqe, gomat kushtëzuan gjithçka

Ashtu si Vettel, që doli i dyti, edhe Leëis Hamilton u detyrua të kënaqej me vendin e tretë në garën e Çmimit të Madh të Montekarlos në Formula 1, duke patur një avantazh prej 14 pikësh në renditjen e përgjithshme pas kësaj gare. “Përgëzoj Red Bull dhe Ricciardo, që në Montekarlo bënë një paraqitje fantastike. Ishin më të shpejtët dhe e dinim këtë gjë. Natyrisht që doja të dilja të paktën i dyti, bëra gjithçka të mundur për t’ia dalë mbanë, por ishte e pamundur”, u shpreh Hamilton.

“Nuk ishte një garë shumë argëtuese, si të tjera, madje mund të them se ishte e mërzitshme. Gomat? Do të thoja që kjo ishte gara jonë më e keqe, pasi na u desh t’i mbanim gomat në punë për një periudhë të gjatë, por nuk besoj se kjo strategji do të përdoret më. E dinim që do të ishte garë e vështirë për ne dhe mendoj se në këtë pistë, në të ardhmen, duhet të ndryshojmë shumë gjëra në përgatitjen e një makinë ndryshe”, deklaroi piloti britanik Leëis Hamilton.

Related posts

BARCELONA I VENDOS ÇMIMIN E SHITJES/ Ja 3 klubet në garë për të nënshkruar me Coutinhon

Delo.autor

MANCHESTER CITY-TOTTENHAM/ Mjaftojnë 5 minuta për “hakmarrjen” e vendasve, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

KATAR 2022/ Ballkani apo Amerika Latine? Argjentina dhe Kroacia luajnë sonte për një vend në finale

F.autor

Leave a Comment