Futboll Sport

Shqiptari nuk ka frikë, kritikon tifozët dhe u jep një mesazh!

“Ne shënojmë me vështirësi, po luftojmë kundër kësaj. Nëse shënon me vështirësi dhe humbet disa shanse që krijon, atëherë gjithçka do të jetë një histori e vështirë”, shprehet fillimisht Zeneli për “FeanFan Magazine”, ndërkohë që më tej tregon edhe atë që e ai e konsideron edhe problemin më të madh dhe që lidhet me tifozët, të cilët vërshëllejnë shpesh gjatë ndeshjeve. Mesfushori me tipare sulmuese nuk stepet dhe e thotë mendimin e tij dhe shpreson që kjo që ndodh të ndryshojë, edhe pse i kupton ata.

“Ajo çfarë unë nuk kuptoj është fakti që tifozët tanë fillojnë të vërshëllejnë gjatë ndeshjes. Ata duan të vërshëllejnë sepse ne luajmë keq, e kuptoj këtë, por u lutem ta bëjnë këtë pas ndeshjes. Publiku duhet të jetë lojtari ynë i dymbëdhjetë”, ka shtuar Zeneli në fjalën e tij, ndërkohë që më tej shton se kanë shumë nevojë që ata ta mbështesin ekipin dhe shpreson që kjo të ndodhë sa më shpejt.

“Ky është vërtetë një faktor që bën diferencën. Unë gjithmonë e them që marrim prej tyre energji dhe adrenalinë për të bërë më tepër, ndaj ne me të vërtetë kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve në shtëpi. Do ishte diçka shumë e bukur nëse ata do e kuptonin këtë gjë”, ka përfunduar Zeneli deklaratën e tij. Mesfushori është një nga lojtarët kryesorë të Heerenveen, teksa ka arritur të shënojë 4 gola këtë sezon, teksa duhet theksuar se ka munguar disa muaj për shkak dëmtimi.

Related posts

E bujshme, FIFA nuk të fal! Dënim përjetë presidenti të federatës

Sadik.Autor

NGA STAMBOLLI NË LONDËR/ UEFA publikon vendet ku do të luhen finalet e Ligës së Kampionëve dhe Europa League

Delo.autor

Klopp bën ironi me Guardiolën: Ka kohë që nuk ka qenë në finalen e Championsit

Delo.autor

Leave a Comment