Futboll Kategoria Superiore Sport

NUK ARRITI MBIJETESËN ME KASTRIOTIN/ Devolli i zhgënjyer: Nuk e meritonim të binim, jam i gatshëm…

Trajneri Bledar Devolli foli i zhgënjyer që nuk arriti të siguronte dot mbijetesën me Kastriotin por nga ana tjetër i kënaqur me atë çfarë shfaqi skuadra e tij në 4 muajt e fundit.

Në një intervistë për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes ndaj Kukësit, Devolli tha se skuadra e tij nuk e meritonte të binte nga kategoria.

“Në radhë të parë dua t’iu kërkoj ndjesë për ndonjë batutë në tension e sipër. Nuk e kishim në dorën tonë mbijetesën. I jam mirënjohës presidentit, që më dha mundësi të punoj. Deri te rasti që morëm vesh golin e Tiranës, kemi bërë një nga ndeshjet më të mira. Ky është futbolli duhet të pranojmë verdiktin. Megjithatë jeta vazhdon dhe duhet të shikojmë për gjëra të tjera.”

Devolli zhvilloi ndeshjen e tij të fundit si trajner i krutanëve, pasi sezonin e ardhshëm do të provojë një aventurë të re ndoshta sërish në Kategorinë Superiore pasi nuk dëshiron ta ulë stekën.

“Do të shikoj për një aventurë tjetër. Nuk dua ta ul stekën. Dua të marr një ekip në qershor dhe të bëj një ekip timin. Me kismet do presim dhe do shikojmë. Jam i gatshëm t’i dalë për Zot çdo ekipi dhe çdo objektivi. Unë e kam thënë çfarë kam ëndërr të drejtoj në Shqipëri. Ishte një garë e bukur midis Luftëtarit dhe Tiranës. Me vjen mirë që shpëtoj Tirana apo edhe Luftëtari. E kam thënë në çdo intervistë që këta djem nuk e meritonin të binin. Jeta vazhdon, shumë lojtarë të Kastriotit do jenë në treg”, përfundoi ai.

 

Related posts

TREGON PRAPASKENËN E MERKATOS/ Ylli i Napolit: Isha pranë kalimit te PSG, por…

Delo.autor

ZHGËNJIMI TOTAL I INTER NË EUROPË/ Ish-trajneri “Zikaltër”: Kishin shumë raste shënimi duke mos patur fat, por…

Delo.autor

“MAGJISTARI ARGJENTINAS”/ “Ndizet” derbi i Milanos, reagon lojtari: Duam ta mundim INTERIN

Isa.Autor

Leave a Comment