Futboll Sport

Si kurrë më parë në këto 10 vite thyhet dominimi Messi-Ronaldo. Do e fitojë Salah “Topin e Artë? (SONDAZHI)

Mohamed Salah mund të krahasohet me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, pasi egjiptiani ka qenë në formë të pabesueshme në sezonin 2017-2018, duke shënuar 32 gola në vetëm 36 paraqitje të bëra në Premier League. Ai ka vendosur kështu një rekord të ri për shumën e golave të shënuar në një edicion prej 38 ndeshjesh.

Sulmuesi egjiptian ka fituar një mori çmimesh, gjithashtu, duke përmendur “Këpucën e Artë” në Angli. Forma e tillë sportive ka çuar në krahasime të tij me Messin dhe Ronaldon, me njërin prej të cilëve do të përballet së shpejti në finalen e Ligës së Kampioneve, kur “Reds” të sfidojnë “Los Blancos” në Kiev të Ukrainës. Salah, ndërkohë, ka grumbulluar 44 gola në emër të tij.

Duke parë formën e shkëlqyer të sulmuesi të Liverpoolit AlpeNews.al zhvilloi një sondazh lidhur me këtë. Sipassondazhit të zhvilluar 58.82% e qytetarëve mendojnë se Salah meriton të fitoj Topin e artë, ndërsa 41,18% mendojnë se Salah nuk e meriton Topin e Artë.

Related posts

(VIDEO) PSG nuk fal, Di Maria realizon një super gol

Q.Autor

KURIOZITETET DHE STATISTIKAT/ Dynamo Kyiv pret Juventus në shtëpi, ja precedentët…

Delo.autor

MERRET VENDIMI/ Sulmuesi Jovic largohet nga Reali, drejtori i klubit tregon të vërtetën

Delo.autor

Leave a Comment