Futboll Seria A Sport

MILANI HAP “TENTAKULAT” JASHTË ITALISË/ Leonardo piketon 3 talente cilësorë, ja emrat

Milani ka vendosur që të hapë tentakulat jashtë Italisë dhe të hidhet në vëzhgim të talenteve të rinj dhe shënjestra e njerëzve të besuar të drejtorit teknik, Leonardo, është drejtuar në Kroaci.

Emisarë të klubit kuqezi janë konfirmuar se do të jenë prezent në ndeshjen e së enjtes mes Dinamos së Zagrebit dhe Benfikës, duel i vlefshëm për 1/8-at e Ligës së Europës, pasi në skuadrën ballkanase luajnë 3 lojtarë që u interesojnë shumë italianëve.

 DANI OLMO

Ndryshe nga dy të tjerët, ky mund të quhet një lojtar i pjekur, pasi vlerësohet 25 milionë euro nga Dinamo e Zagrebit.

Fantazisti spanjoll u shpall lojtari më i mirë për vitin 2018 në Kroaci dhe është rritur në radhët e të rinjve të Barcelonës. Madje, këta të fundit përflitet se po punojnë që ta rikthejnë, por Milani ka bërë gati tashmë ofertën.

NIKOLA MORO

Babai i tij, Miro, do kishte dashur që ta shihte me bluzën e Hajdukut, por Nikola është pjesë e Dinamos që në moshën 6-vjeçare.

Mesfushori Nikola, që pret të festojë 21 vjeç më 12 mars, etiketohet si “Rakitiçi i ri”, sepse ndoshta nuk është shpërthyes, por ka saktësi dhe potencë, por edhe shumë klas në shpërndarjen e topit në mesfushë.

ANTONIO MARIN

Është vetëm 18-vjeç, është një sulmues anësor, por pavarësisht moshës së re, deri tani numëron 3 prezenca nga pak minuta në kampionat.

Talenti i tij ka spikatur sidomos në “Youth League”, në sezonin e kaluar, ku me Dinamon realizoi 4 gola në pesë ndeshje. Nëse Moro ishte “Rakitiçi i ri”, mëngjarashi Marin etiketohet si “Perisiçi i ri”.

Related posts

Tramezzani dështon në Zvicër, gati të transferohet në kampionatin kinez

Q.Autor

JOSHËSE/ Ja pse tifozët e Napolit presin me padurim blerjen e Arias (FOTO)

Isa.Autor

NUK KALON TESTET MJEKËSORE/ Kalimi portierit të Juventus në Portugali drejt…

Delo.autor

Leave a Comment