Futboll Sport

Si sot, 120 vjet më parë zhvillohej kampionati i parë i futbollit në Itali

shte 8 maj 1898, kur në Torino, në një ditë të vetme, u zhvillua edicioni i parë i asaj që tani quhet Serie A. Katër skuadra morën pjesë: tre nga Piemonte dhe ekipi i Genoa-s. Ishin ligurianët ata që fituan turneun duke u bërë fituesit e parë në histori. Nuk quhej Serie A, por “Kampionati Kombëtar i Futbollit” dhe edicioni i parë daton pikërisht në 8 maj 1898 dhe kanë kaluar 120 vjet që nga ajo ditë.

Edicioni i parë u zhvillua në Velodromo Umberto 1 në Torino, një vend jo i rastësishëm, sepse në atë rast u zhvillua edhe ekspozita ndërkombëtare, e ngritur enkas për të festuar 50 vjetorin e Statutit të Albertinit. Organizimi i turneut u bë nga FIF, Federata Italiane e Futbollit dhe pjesëmarrësit ishin katër nga shtatë ekipet që ishin pjesë e saj. Genoa ishte ekipi i vetëm jo-torinez që mori pjesë në këtë kompeticion: ekipet e tjera ishin Fc Torinese, Torino Internacional dhe Torino Gymnastics. Formula ishte ndryshe ku ekipet direkt kalonin në gjysmëfinale dhe finale. Ndryshe nga kupa që do të ngrejë Gigi Buffon në 2018, në vitin 1898 ishte Duka i Abruzit, Luigi Amedeo i Savoia-Aosta, që dhuroi trofeun për klubin fitues, por jo vetëm: nëse në epokën moderne lojtarët marrin një medalje, 120 vjet më parë ishte parashikuar një pjatë simbolike për çdo përfaqësues të ekipit të kampionit.

Genoa kampion i Italisë:

Faza e parë e kampionatit u zhvillua në mëngjes me dy gjysmëfinalet: njëra u luajt në orën 9.00 midis Torinos dhe Fc Torinese me të parët që fituan me rezultatin 1-0, dhe tjetra filloi në orën 11.00 mes Genoa dhe Torino Gymnastics dhe përfundoi 2-1 në favor të ligurianëve. Për tu njohur me kampionët e parë të Italisë, rreth njëqind spektatorë duhej të prisnin deri në orën 15:00, kur Genoa dhe FC Internazionale Torino zbritën në fushë. Triumfoi Genoa me rezultatin 2-1, falë golave të anglezit James Spensley dhe Norman Victor Leaver i cili në kohën shtesë, shënoi golin vendimtar. Ishte një finale e fortë, në të cilën Genoa u detyrua të zëvendësonte portierin William Baird me bashkëkombësin Spensley, autor i golit të parë. Përveç tre anglezëve, tek Genoa luanin edhe Ernesto De Galleani, Enrico Pasteur, Wallys Ghiglione, Fausto Ghigliotti, John Quertier Le Pelley, Silvio Piero Bertollo, Giovanni Bocciardo dhe zvicerani Henri Dapples.

Arbitri i ndeshjes:

Eshtë e kotë të thuhet se nuk kishte Var në 1898, por duket e pabesueshme kur e mendon se si ka ndryshuar futbolli dhe koncepti i arbitrimit në këto 120 vjet. Për të drejtuar katër garat e këtij turneu u caktua Adolf Jourdan, një djalosh britanik i cili u zhvendos në një moshë të re në Torino. Nuk do të kishte asgjë e çuditshme nëse Adolf Jourdan përvec faktit që ishte arbitri i finales, ai ishte gjithashtu një drejtues, në veçanti i një prej dy ekipeve: Turin International, ekipit humbës.

Nuk kishte Var, nuk kishte moviolë dhe shtypi nuk i dha shumë hapësirë këtijj turneu. Sidoqoftë, ajo që dihet është se u grumbulluan rreth 200 lira. Kohra të tjera, ishte fillimi i asaj që më vonë do të bëhej sporti më i dashur nga një popull i tërë.

Related posts

INTER SYNON PËRFORCIME/ Marotta i “rrëmben” Juventus objektivin e merkatos…

Delo.autor

E PABESUESHME/ I la Ferrarin lavazhierit, ai ia bën copash. Surpriza e pakëndshme e portierit italian

Delo.autor

Tifozët duan që të kthehet te Shqipëria, De Biazi: Prisni deri sa të mbarojë Botërori

Sadik.Autor

Leave a Comment