Futboll Sport

Situata alarmante te Partizani, mbledhje dhe probleme me dëmtimet

Partizani nuk gjen qetësi pas atij barazimi me Lushnjën të marrë në fundjavën e shkuar, që e largoi edhe më shumë nga vendi i tretë në tabelën e klasifikimit. Të kuqtë kanë pasur të martën një mbledhje me trajnerin Dalipi që ka zgjatur më shumë se 45 minuta, ndërsa dje ka qenë radha e drejtorit Olsi Rama që të bëjë të njëjtën gjë. Ai ka vizituar lojtarët në seancën stërvitore dhe i ka mbledhur lojtarët për pak minuta në fushë dhe i ka kërkuar fitoren në ndeshjen e radhës ndaj Teutës. Kanë mbetur edhe pesë ndeshje në fund dhe Rama i ka kujtuar edhe njëherë tjetër skuadrës së objektivi vazhdon të jetë vendi i tretë, që do të thotë pjesëmarrje në Europë. Mbledhja ka zgjatur për rreth 15 minuta dhe drejtuesi nuk ka dashur të vërë shumë nën presion skuadrën, që do të ketë një kalendar të ngjeshur, pasi do të luajë të shtunën si dhe do të ketë sërish ndeshjen në mesjavë.

Në kuadër të takimit kundër durrsakëve, trajneri Dalipi ka kryesor normalisht stërvitjen, por dy futbollistë kanë trembur jo pak. Jasir Asani dhe Edgar Çani janë stërvitur të diferencuar. Shkak për këtë është bërë një lodhje muskulore, por nuk dihet nëse ata do të vazhdojnë normalisht stërvitjet sot. Thuhet se dy futbollistët nuk e rrezikojnë ndeshjen e së shtunës, por kjo do të mbetet për t’u parë. Është bashkuar me skuadrën Idriz Batha. Kapiteni mungoi në stërvitjen e parë të javës, por nuk ka asgjë shqetësuese dhe do të jetë në fushë. Ndaj durrsakëve të kuqtë do të luajnë me një stadium të boshatisur për shkak të dënimit që i është dhënë nga Komisioni i Disiplinës në FSHF. Në takimin e fundit me Skënderbeun të luajtur në shtëpi, tifozët e kuq kanë hedhur në fushë flakadanë dhe kjo ka bërë që dënimi i tyre të jetë i pashmangshëm.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Partizani e pëson nga pakujdesia, Maribor drejt kualifikimit

Isa.Autor

E ÇUDITSHME NË NDESHJEN UELLS-ÇEKI/ Nuk interesohet fare për topin, Bale godet keq futbollistin… racist (VIDEO)

Delo.autor

Kalimi tek Benevento, Sagna zbulon arsyet pse zgjodhi klubin italian

Q.Autor

Leave a Comment