Champions League Futboll Sport UEFA

Moviola e Real Madrid-Bayern, mungojnë tre penallti për bavarezët

Vendimet e gabuara të trupës së arbitrave po bëhen një problem serioz në nivelet më të larta të futbollit europian. Pas akuzave ndaj Orsatos, që penalizoi jo pak Interin në derbin e Italisë me Juventusin, miviola vë në bankën e të akuzuarve edhe turkun Cüneyt Cakit, i përzgjedhur nga UEFA për të vënë drejtësi në Real Madrid – Bayern.

Gjatë pjesës së parë, kur rezultati ishte 1-1, Lewandowski u godit me gju nga Sergio Ramos sapo ishte futur në zonë. Sipas ish-gjyqtarit italian, Graziano Cesari, aktualisht speciast i moviolës, ndërhyrja e kapitenit të Realit duhej ndëshkuar me 11-metërsh.

Episodi më i diskutueshëm ishte ai i fundit të pjesës së parë, kur një krosim i Kimich u ndërpre në zonë nga Marcelo me dorën e majtë, që ishte ndjeshëm e shkëputur nga trupi. Cakir e konsideron të pavullnetshme dhe vijon lojën.

Në pjesën e dytë, sërish Sergio Ramos ndërhyri ndaj Lewandowskit, por pa mundur ta prekte topin, dhe provokon rrëzimimin e sulmuesit polak. Edhe në këtë rast duhej vërshëllyer për 11-metërsh, sipas Cesarit.

Related posts

NOTAT E SUPERIORES/ Asnjë dyshim pas derbit se kush është më i miri, “Demat” prekin fundin me kampionët

Delo.autor

SHPËTON PËR MREKULLI/ U aksidentua me makinë në 4 të mëngjesit, arrestohet futbollisti i Tottenham…

Delo.autor

CHAMPIONS/ INTERI “thumbon” BARÇËN: U sjell në mendje gjysmëfinalen e 2010 (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment