Futboll Sport

“Dhatë një medalje për SISTEMIN”/ Erion Braçe shpërthen kundër Presidentit Ilir Meta

Godet sërish Erion Braçe. Deputeti i Partisë Socialiste, një nga kontestuesit më të fuqishëm e të zëshëm të kreut të FSHF-së, Armand Duka dhe futbollit që drejton ky i fundit, e ka konsideruar përdorje të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, dhënien e Kupës së Shqipërisë mbrëmë në Elbasan. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ligjvënësi i majtë nuk e kursen aspak kreun e shtetit:

“Te perdoren president,
te perdoren!

Jane mjeshtra ne kete leme;
Lajne gjithnje produktin e sistemi kriminal ne futboll,
me nje “te madh”! I nderuar President,
kete here ju perdoren ju!
Per te gjithe ne qe e ndjekim pasionin,
pa asnje diskutim qe kjo eshte e rende!

Po me pyesni c’eshte ky SISTEM?!
Po mundohem t’ua spjegoj;
Eshte ai qe ka krijuar presidenti i FSHF,
te cilin e ekzekuton ky “sekretari” i tij-ne foto majtas,
e permes te cilit-SISTEMIT,
percaktohet para e gjate gares,
kush del kampion, kush fiton Kupen e Republikes,
kush luan ne Europe e kush bie nga Superliga.

Duhet te ishin gara te drejta e te ndershme,
te dyja-ajo e Superliges dhe ajo e Kupes;
Pa me te voglin diskutim qe Presidenti i Republikes mund ta nderonte dhe reklamonte nje gare te tille.

Por, a e pate dje ndeshjen, ne fund te se ciles ju dhate medaljet dhe kupen?

Ishte paravendosur dhe u vendos ne fushe nga arbitrat e SISTEMIT!!
Nje skandal i pare gjeresisht ne garat e ketij SISTEMI!!
Ishte fundi perfekt, ku SISTEMI i dha mesazhin e qarte kujtdo:
FITON AI QE VENDOSIM NE,
ASKUSH TJETER VEC NESH!

Kurre gara sportive,
e drejte dhe e ndershme!
E pashe me kuriozitet ndeshjen jo prej cilesise,
as prej jush, me thene te drejten,
por sepse doja te shihja se si do sillej SISTEMI ne pranine tuaj;
Ke do te zgjidhte, troc!

Zgjedhja e bere ishte rutina e SISTEMIT!
Ja thane qarte Lacit,
mberritur aty me merite sportive-eleminoi Kuksin:
MERITA SPORTIVE NUK VLEN,
KETU FITON AI QE DUAM NE!

Une e di,
kjo Republika jone shpesh eshte hem e padrejte,
hem e pandershme!

Por jo edhe ketu, apo deri ketu;
Ju mund ti varni medaljen ne qafe kujtdo, edhe dy “doktoreve”, qe UEFA i shquan si “doktoret e trukimeve”,
por ajo medalje nuk ua heq kete nam,
perkundrazi, juve u vendos ne nje siklet te madh!

TE GJITHE KETA JANE TALLUR ME JU PRESIDENT,
KEQ MADJE!
Njesoj sic tallen cdo jave me qindra mije shqiptare qe vijojne e ndjekin gjithnje e me pak futbollin, garen!

Nuk dhate nje medalje merite dje, President!
Dhate nje medalje per SISTEMIN!

Sa keq! Shume keq!”

Related posts

Barcelona pritet që të nënshkruaj me talentin kolumbian Camilo Hernandez

Sadik.Autor

Formacionet/ Superiorja në fushë, klubet luajnë sezonin

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Interi në ankth për “Demin” Lautaro, mungon në sfidën ndaj Paraguait për “Katar 2022”. Ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment