Futboll Premier League Sport

KLOPP DREJT LARGIMIT NGA “TË KUQTË”/ Liverpool e ka gati zëvendësuesin. Legjenda e klubit projektohet në stol

Prej kohësh flitet për një largim të Jyrgen Klop nga drejtimi i Liverpulit dhe shanset janë të mëdha që kjo të ndodhë në fund të sezonit tjetër, por nuk përjashtohet që të ndodhë që në fund të këtij sezoni, nëse skuadra nuk renditet në vendet e para.

Sipas asaj që shkruan “Sunday Mirror”, në rast largimi të Klopit, drejtuesit e kanë gati zëvendësuesin. Për stolin e skuadrës preferohet një legjendë, si Stiven Zherard.

Ky i fundit po bën një punë të shkëlqyer me skuadrën skoceze të Rejnxhërs dhe në të ardhmen mund të shohim në stolin e Liverpulit, e cila është edhe dëshirë e ish-mesfushorit. Klop është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Gjermanisë pas Europianit dhe nëse kjo ndodh atëherë me shumë mundësi në stolin e Liverpulit do shikojmë Zherardin.

Related posts

PARA NDESHJES NDAJ MALMOES/ Chelsea krenohet dhe tifozët i mbyllin gojën, ja reagimet

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Europa League Partizani-Sheriff Tiraspor, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-1

Delo.autor

Luftëtari-Vllaznia mbyllet pa gola në një terren të rënduar

Q.Autor

Leave a Comment