Futboll Sport

Skënderbeu nis mësymjen për të siguruar vendin e Champions

Skënderbeu u shpall matematikisht kampion në Kategorinë Superiore dhe në bazë të rregullores ka fituar të drejtën për të marrë pjesë ne Champions League. Por, një dënim i Komisionit të Disiplinës në UEFA i lënë në fuqi edhe nga Apeli i këtij institucioni, lë korçarët jashtë çdo kompeticioni evropian për 10 vite dhe i detyron ata që të paguajnë 1 milion euro gjobë.

Por, te Skënderbeu asnjëherë nuk e kanë pranuar një vendim të tillë dhe çështja, do të shkojë në CAS. Korçarët duke u bazuar te provat që kanë në dorë dhe garancinë e studios ligjore kanë besim se do të dalin të pastër nga akuzat që i janë bërë për trukime ndeshjesh. Gjithçka sipas drejtuesve të klubit është një proces i parregullt dhe dënimi është marrë në bazë të hamendësimeve. Gjithsesi, për momentin është duke u punuar për mbrojtjen që Skënderbeu do të bëjë në CAS, por krahas kësaj po synohet që ekipi të marrë pjesë edhe në Champions, para hedhjes së shortit.

Avokatët e UEFA-s do të çojnë një kërkesë në UEFA për të kërkuar pjesëmarrjen e korçarëve në shortin që do të hidhet në datën 19 qershor. Në kërkesë do të argumentohet fakti që çështja është ende në gjykim dhe nuk ka një vendim përfundimtar për të. Dhe deri sa të jepet vendimi, Skënderbeu duhet të vazhdojë normalisht aktivitetin e tij. Por, nuk dihet nëse UEFA do e pranojë një kërkesë të tillë të avokatëve të Skënderbeut. Dy vite më parë, Skënderbeu ishte në gjykim në CAS, megjithatë emri i tij ishte në shortin e UEFA-s dhe kur CAS dha vendimin, në vend të korçarëve ka luajtur Partizani. Gjithsesi në rast se korçarët marrin pjesë ne Champions dhe më pas CAS lë në fuqi vendimin e Apelit të UEFA-s, Skënderbeu mund të përballet me një tjetër gjobë të rëndë.

Related posts

“ÇFARË PO NDODH ME “JASHTËTOKËSORIN”? 19 goditje pa asnjë gol në dy ndeshjet e fundit…

Delo.autor

BUZËQESH INTER/ Zhang rikthehet në Milano me 250 milionë euro nga marrëveshjet e reja. Ja plani i kinezëve…

Delo.autor

PËRCAKTOHET AXHENDA PËR KUPËN E ITALISË/ Ndeshje të vështira. Ja kur do luajnë Milani, Inter dhe Juventus

Delo.autor

Leave a Comment