Futboll La Liga Sport

DISA TRANSFERIME JANË TË PAMUNDURA/ Puyol rrëfen: Real Madrid ka tentuar dy herë të më marrë, por…

Disa transferime në futboll janë vërtetë të pamundura.

Mjafton të mendosh Javier Zanettin me fanellën e Milanit, Tottin me të Lacios, Sergio Ramos me të Barcelonës apo Gerard me të Manchester United për të kuptuar se disa transferime nuk mund të ndodhin kurrë.

Kur është në mes një rivalitet i madh, edhe klubet nuk tentojnë që të bëjnë këto lëvizje.

Mirëpo klubi madrilen e ka bërë një tentativë të tillë për të sjell në “Santiago Bernabeu” simbolin e katalanasve, kapitenin Carlos Puyol, madje dy herë.

Ka qenë vetë ish-mbrojtësi që e ka zbuluar gjatë një emisioni televiziv që do të transmetohet këtë javë, disa pjesë të së cilit janë zbuluar nga “Mundo Deportivo” më përpara transmetimit.

“Kanë kërkuar të më marrin dy herë, por unë luaja për skuadrën më të mirë të botës. Doja të fitoja trofe me fanellën e Barçës, kështu që kam thënë Jo, dhe kam qëndruar në ‘Camp Nou’.

Oferta e parë ka ardhur një sezon pas mbulimit që i kam bërë Figo-s”.

Flitet për sezonin 2001/02, duke parë se ndeshja e parë e portugezit si kundërshtar në Barcelonë ka qenë më tetorin e vitit 2000. Paraqitja e tij duket se është pëlqyer shumë nga drejtuesit e Real, por ata nuk kanë arritur ta bindin Carles-in

Tentativa e dytë ka qenë në 2004-ën: “Real-i mori si trajner Camacho-n, që donte të merrte në Madrid mua dhe Ronaldinho-n”. Një skenar i pamundur, veçanërisht për ish-numrin 5, i cili ka fituar La Liga-n e parë në atë sezon dhe ka trashëguar shiritin e kapitenit nga Luis Enrique.

Related posts

Arsenal luan kundër “Shenjtorëve”, West Ham sfidon Chelsea-in

Sadik.Autor

SPEKTAKOLARE/ INTERI shpërthen në fund dhe fundos Tottenhamin në “San Siro” (VIDEO)

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Pritej vetëm firma te Tirana, Partizani i rrëmben “bardhebluve” objektivin…

Delo.autor

Leave a Comment