Futboll Seria A Sport

Sot dita e titullit për Juven, Lazio për të siguruar Championsin, Atalanta-Milan duan Europën

Luhet në Olimpico të Romës, supersfida e javës së parafundit në Serie A. Roma pret Juventusin në një duel që luhet më shumë për krenari sesa për objektiva konkretë. Verdhekuqtë me fitoren e Sassuolos ndaj Interit të shtunën zyrtarizuan pjesëmarrjen e tyre në Champions League sezonin e ardhshëm ndërkohë që Juventusi me një barazim sot do të siguronte edhe matematikisht titullin kampion që e ka marrë tashmë rrugën drejt Torinos për të 7-ën herë radhazi.

Edhe në rast të dy humbjeve të bardhezinjëve në këto 2 javë të fundit, Napoli përveç se duhet të fitojë 2 ndeshjet e veta duhet të rikuperojë dhe 16 gola disavantazh që ka në goleavarazhin e përgjithshëm ndaj bardhezinjëve, diçka e pamundur të ndodhë. Një tjetër sfidë interesante sot është ajo mes Atalantës dhe Milanit që do të luhet në orën 18:00, një përballje direkte për vendin e 6-të që të kualifikon në grupet e Europa Leagues.

Lazio ndërkohë luan sot match-pointin e parë për të shkuar në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi në rast fitoreje ndaj Crotones në orën 15:00 në Kalabri skuadra e Simone Inzaghit me një lider si Thomas Strakosha në portë dhe falë edhe drejtorit më të mirë sportiv në Itali, shqiptarit tjetër Igli Tare do të siguronte edhe matematikisht kualifikimin në grupet e kompeticionit më të rëndësishme për klube duke bërë që përballja direkte Lazio-Inter e javës së fundit të mos kishte asnjë lloj vlere. Por me mungesat që ka dhe duke parë nevojën e Crotones për pikë pasi luan për mbijetesë bardhekaltrit sdo ta kenë aspak të thjeshtë.

Related posts

PËSON GOLA AMTORESK/ Barcelona interesohet për mbrojtësin e Man City

Isa.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Spezia-Milan. Rezultati 1-2

Delo.autor

INTER KËRKON PËRFORCIME NË MBROJTJE/ “Zikaltërit” bllokojnë për merkaton e janarit lojtarin italian…

Delo.autor

Leave a Comment