Futboll Kategoria Superiore Sport

PENALLTIA E ÇUDITSHME E PARTIZANIT/ Ja pse me VAR u dha gjuajtje nga pika e bardhë (VIDEO)

Publiku shqiptar duhet të fillojë të mësohet me idenë se VAR do të ndryshojë këndvështrimin e  tij mbi disa ngjarje që ndodhin në fushat e lojës. Në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Partizanit, përdorimi i teknologjisë bëri që të kuqtë të fitonin një penallti në pamje të parë të çuditshme.

Cara dribloi në zonë, u pengua nga një prej lojtarëve të Skënderbeut e pasi bëri 2 hapa, u rrëzua. Në pamje të parë mund të duket si një simulim i lojtarit për të fituar penallti dhe gjyqtari fillimisht nuk bëri shenjë nga pika e bardhë. Por më pas ai u thirr të shihte pamjet e përsëritura në monitor dhe pasi u konsultua edhe me ekspertët në sallën e VAR, gjyqtari Lata vendosi për penallti mes protestave të korçarëve.

Ky është në të vërtetë një rast shumë i rrallë, por në momentin që ndërhyn VAR, për një episod të tillë, merr për bazë faulli fillestar dhe ndaj Carës u bë një i tillë në zonë, edhe pse ai mbeti në këmbë dhe pastaj u rrëzua. Kur një pamje  tillë shihet me VAR, sado anormale të duket,automatikisht hyn në fuqi dinamika e aksionit, ndaj është marrë për bazë fakti që ndaj Carës u bë faull edhe pse lojtari hodhi hapa të tjerë para se të rrëzohej, pasi vlerësohet se ai faull ka ndikuar më pas në ekuilibrin e lojtarit.

Related posts

SPEKTAKËL në ‘Allianz Arena’/ Werderi barazon, Bayerni rikthen avantazhin

Q.Autor

“I PASKA MAR KOKA ERË”/ E gjithë skuadra MBAN TRAJNERIN që të mos MASAKROI ARBITRIN (VIDEO)

Isa.Autor

ZIDANE MERR LAJMIN E HIDHUR/ Dy titullarët e Real Madrid nuk stërviten me grupin, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment