Futboll Seria A Sport

Spaleti “fal” Orsaton: Ndaj Juves gabova unë, jo Santon. Lotët e Ikardit?

Një javë pas sfidës kundër Juven tusit, Interi e rinis nga Udine. Qëllimi është të merren tri pikët ndaj friulanëve për të mbajtur gjallë shpresat për Champions-in. “Duhet të reagojmë, nuk jemi të lumtur, gjithçka është ende në lojë dhe varet nga ne,- ka komentuar Luçiano Spaleti .

Nesër do jetë një sfidë e vështirë, kanë një skuadër më të fortë se ajo që shfaq klasifikimi dhe e treguan në ndeshjen e fazës së parë. Taktikisht nuk ndryshoj asgjë, do luajmë si gjithmonë. Jemi një skuadër me karakteristika për t’i fituar të gjitha ndeshjet”.

ORSATO, KAPITULL I MBYLLUR – Përballja do jetë sërish ndaj një skuadre me vija bardhezi. “Duhet të nisim të mendojmë për sfidat e situatat që na presin. Varet ende gjithçka nga ne, episodet e javës së kaluar duhet të na japin forcë, nuk duhet ta konsiderojmë një limit apo kushtëzim. Për Orsaton nuk them asgjë, pikë.

Ndërsa mbi ndeshjen them se ka shumë aspekte, mbi të cilat duhet punuar. Për shembull, jav- ën e kaluar treguam se jemi rritur dhe jemi një skuadër e fortë. Por, është e rëndësishme të kemi gjithmonë të njëjtin qëndrim, jo të kushtëzohemi për t’u shfaqur të fortë.

JUVJA, PËRGJEGJËSI E IMJA – Sot, në Udine, kush luan në të majtë? “Ndoshta ndërroj ide në minutën e fundit, luan njëri mes Santonit dhe Dalbertit. Më vjen keq që e gjithë kritika sulmoi Daviden. Nuk ka asnjë përgjegjësi mbi rezultatin final. E vetmja përgjegjësi është e imja. Distanca me Juventusin e Napolin?

Kemi treguar pjekuri këtë vit, shpeshherë edhe futboll të bukur: kjo skuadër është rritur shumë në mënyrën e qëndrimit në fushë, në mentalitet, përndryshe nuk do e kishte përballuar ashtu një orë lojë me një lojtar më pak ndaj Juventusit. Jam dakord me atë që tha Masimo Morati, pas ndeshjes së ditës së shtunë ndihesh akoma më shumë interist”.

Masimiliano Alegri i konsideroi “komedi” faktet e së shtunës së kaluar. “Unë shoh përpara, atë çka pashë në ndeshje dua që skuadra ta ‘metabolizojë’ për ta përdorur në ndeshjet e radhës. Më pas, në fund të sezonit, do vlerësohet puna ime dhe e kujtdo që ka ndikuar në rezultatin final. Lotët e Ikardit? Lojtarët e duan këtë skuadër, janë profesionistë, kanë një vlerë të madhe. E di çfarë jave kemi kaluar, në ç’mënyrë na detyruan ta jetojmë rezultatin. E pritëm keq, ende ndihemi keq, por duhet të tregojmë zotësi duke mos u kushtëzuar”.

CHAMPIONS – Fati është normalisht në duart e zikaltërve, por edhe në ato të Lacios e Romës. “Jam i bindur se duhet ta përforcoj konceptin: nëse i fitojmë të tria, jemi në Champions”. Spaleti, a do qëndronte? “Nuk kam kohë të mendoj për këto, nuk më intereson, nuk duhet të bind askënd. Objektivi im është të punoj, të marr përgjigje nga lojtarët. Nuk e di çfarë mendon klubi e as se kush duhet të më gjykojë. Ata me të cilët jam në kontakt, e dinë çfarë personi jam.

Related posts

U BË VIRAL NË RRJETET SOCIALE/ Tifozi i famshëm zviceran: Nuk di çfarë më ndodhi, unë u çmenda… (VIDEO)

Delo.autor

PAMJET/ Nuk rreshti së vrapuari asnjë sekondë, Bellingham i ndodh e papritura

F.autor

Marcelo tallet me Ronaldo-n: Çfarë të kanë bërë aty poshtë|!

Sadik.Autor

Leave a Comment