Futboll Sport

Nis shpërbërja e Skënderbeut, Kukësi prenoton dy mesfushorë

Skënderbeu nuk po mendon më për sezonin e ardhshëm, pas dënimit të UEFA-s dhe kjo vihet re në veprimet që drejtuesit po marrin për të shitur disa prej lojtarëve të kryesorë të ekipit. Pas largimit të Kristal Abazajt i cili nuk e veshi për asnjë moment fanellën korçare, e njëjta rrugë parashikohet të ndiqet edhe me Dejvi Bregun, por ende nuk ka lëvizje në këtë drejtim. Por, nga korçarët mund të ketë edhe largime me parametra zero dhe presidenti Takaj nuk mund të bëjë asgjë për t’i ndalur. Kukësi po këtë situatë dhe është hedhur në sulm, për të siguruar shërbimet e dy mesfushorëve, Sabjen Lilajt dhe Bruno Ditës. Të dy dalin të lirë në fund të merkatos dhe menaxherët e klubit verilindor kanë nisur tratativat për t’i bindur, ndërkohë që trajneri Pacult ka dhënë miratimin e tij për t’i pasur në skuadër dy futbollistët. Kalimi i Ditës është më i lehtë, pasi futbollisti po kërkon një skuadër ku të ketë shumë minuta në dispozicion, gjë e cila nuk i është garantuar te Skënderbeu, ku edhe pse ka hyrë në fushë si zëvendësues ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Ai që mund t’i hapë disi probleme Kukësit gjatë bisedimeve është transferimi i Lilajt. Mesfushori është ndër më të paguarit në vendin tonë me një pagë mujore që shkon diku të 13 mijë euro në muaj dhe do ta ketë të vështirë që të pranojë ulje të saj, ose mund të pranojë një reduktim deri në 10 mijë euro. Por, do të shihet nëse presidenti Gjici do të pranojë një gjë të tillë. Gjithçka do të varet edhe nga merkato që verilindorët do të kryejnë. Sindrit Guri është pothuajse i larguar dhe nëse arkëtohen 1 milion euro, aq sa Kukësi pretendon nga shitja e tij, atëherë nuk do të jetë problem një merkato e kushtueshme. Nëse shitet edhe Dzaria ashtu siç flitet, gjërat do të jenë edhe më të lehta për verilindorët. Përveç dy lojtarëve të Kukësit, objektiv i merkatos mbetet edhe sulmuesi i Laçit, Reginaldo.

Related posts

FUTBOLLI I “PARALIZUAR” NGA KORONAVIRUSI/ Gjiganti spanjoll vendos, ul rrogat me 70%

Delo.autor

BROJA BËN PËRGATITJET E FUNDIT PËR TË DALË NË STËRVITJE/ Milani vihet pas shërbimeve të tij

F.autor

Publiciteti dhe spektakli/ Klubet e Premier League fitojnë të ardhura rekord

Sadik.Autor

Leave a Comment