Futboll Seria A Sport

Spalletti dërgon Interin në Champions dhe zgjat kontratën deri në vitin…

Eshtë Champions-i i tij, apo ka dikush ndonjë dyshim? Pas gjashtë vitesh të “xhehenemit”, Interi kthehet në parajsë, i udhëhequr nga Luciano Spalletti. Kundër Lazios duket se vendosi një moment, por ai kurrë nuk e humbi optimizmin. Mendoi për ndryshimet, mori avantazhin e rënies së kundërshtarëve dhe ndëshkoi kolegun e tij, Simone Inzaghi.

Në ngazëllimin përfundimtar, pas bilbilit të gjyqtarit, pothuajse i zemëruar, Luciano Spalletti shkoi në sektorin e tifozëve zikaltër dhe filloi me të thirrura: Eshtë për ju, është për ju!. Pa dashje, kjo nxiti disa tifozë të Lazios kundër tij. Shpërthimi është i detyruar, është i nevojshëm, sepse për ish-trajnerin e Romës, ky ishte një sezon i mbushur me presion dhe ulje e ngritje. Por objektivi, edhe një herë, është sjellë në shtëpi.

Për të kuptuar se sa Luciano Spalletti ka hyrë në “interismin” e vërtetë, mjafton të kuptojmë gjestin që bëri në fund të ndeshjes. Pas 38 javëve kampionat dhe 37 intervistave pas ndeshjeve, trajneri zikaltër nuk ka dashur të flasë mbrëmë, duke e lënë të gjithë skenën dhe kamerat për lojtarët e tij. I pari është kapiteni Mauro Icardi, pastaj Andrea Ranocchia, simbol i rilindjes dhe Interit afatgjatë negativ në këto vite.

Mbrojtësi i Interit, në “Premium Sport”, tha: “Brozovic dhe unë ishim lojtarët më të kritikuar në të kaluarën, por me Spalletin kemi pasur rritje të pabesueshme” . Tani, tifozët zikaltër, të cilët kurrë nuk kanë dështuar të japin mbështetjen e tyre, edhe falë Spallettit, pavarësisht atyre gabime të vogla, që ishin në funksion në një sezon negativ (si zëvendësimi i diskutueshëm i Santon kundër Juventusit), janë të karikuar për atë që vjen. Me tifo pa kushte për skuadrën e zemrës, që rikthehet në Champions pas gjashtë vitesh mungesë.

Siç është raportuar nga “La Gazzetta dello Sport”, rinovimi i kontratës së Spalletti tani bëhet formalitet i pastër. Kontrata e tij sktuale skadon në vitin 2019, por së shpejti udhëheqja zikaltër do ta zgjasë atë deri në vitin 2021. Por, pavarësisht nga Champions-i, familja “Zhang” nuk ka pasur ndonjë dyshim në lidhje me të ardhmen e tij, për shkak se nga dita e parë e trajnimit nga Luciano Spalletti gjërat kanë shkuar mirë në shtëpinë zikaltër…

Related posts

PORTIERI LUAN SI MESFUSHOR/ Ederson shënon dopietë dhe dhuron spektakël (VIDEO)

Delo.autor

RIKTHEHET GJIMSHITI/ Mbrojtësi lë pas dëmtimin që e la jashtë Kombëtares, gati për Atalantën

F.autor

Kthehet Messi, Barcelona kërkon ta eliminojë Chelsean për një vend në çerekfinale

Q.Autor

Leave a Comment