Futboll Sport

Trajneri Sampaoli publikon 23 emrat e Argjentinës për Botërorin e Rusisë, po Icardi…

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, ka vendosur për 23 lojtarët, që do të marrë me vete në Rusi, për Kupën e Botës së kësaj vere. Vetëm një javë më parë, Argjentina njoftoi listën me 35 lojtarë, por sot, ky numër do të reduktohet në 23 emra, të cilët do të përfaqësojnë vendin e tyre në Botërorin e Rusisë.

Kujtojmë se Argjentina është në Grupin D të Kupës së Botës, së bashku me Kroacinë, Islandën dhe Nigerinë. Për shumë njerëz, ky është konsideruar si “Grupi i Vdekjes”. Por, me Leo Messin në përbërje, gjithçka është e mundur, ndaj do të ishte surprizë që Argjentina të mos kualifikohej për raundet me eliminim direkt.

“Olé”, gazeta e njohur argjentinase, njoftoi sot në mëngjes 23 lojtarët, që do të përbëjnë Argjentinën në Botërorin e afërm. Kur bëhet fjalë për lajmet e ekipit kombëtar të Argjentinës, standardi më i lartë është gazeta “Olé”. Jorge Sampaoli e ka reduktuar listën e tij nga 35 në 23 lojtarë dhe njoftimi zyrtar do të bëhet sot.

Pasi luajti një rol kyç në fitoren e fundit të Interit ndaj Lazio, që siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, të dielën në mbrëmje, Mauro Icardi është lënë jashtë. Në të vërtetë, mungesa e Icardi nuk është një surprizë e madhe, por sulmuesi i Interit ka spikatur si kryegolashënues i Seria A.

Lajmi i mirë për Argjentinën është se Sergio Aguero është kthyer në trajnim dhe duket të jetë në formë të mirë për Kupën e Botës. Ja lista e 23 lojtarëve të kombëtares argjentinase për Botërorin e Rusisë:

Portierë: Sergio Romero, Franco Armani, Willy Caballero
Mbrojtës: Gabriel Mercado, Federico Fazio, Nicolás Otamendi, Cristian Ansaldi, Nicolás Tagliafico, Marcos Rojo
Mesfushorë: Ever Banega, Javier Mascherano, Eduardo Salvio, Lucas Biglia, Angel Di Maria, Gio Lo Celso, Manuel Lanzini, Maxi Meza, Marcos Acuña
Sulmues: Lionel Messi, Sergio Agüero, Gonzalo Higuaín, Cristian Pavón, Paulo Dybala

Related posts

RIVALITETI/ Courtois sulmon Simeonen: Kjo është arsyeja pse flet kundër Realit

Isa.Autor

NGJARJE E RËNDË/ Portieri shqiptar diagnositikohet me tumor në stomak (FOTO)

Delo.autor

TRE GOLA PËR TRE VITE RINOVIM/ Mbape e feston me rekord firmën në kontratë

F.autor

Leave a Comment