Futboll Sport

Kur llogaritë në Superiore bëhen me dënimin e Skënderbeut

Skënderbeu ka marrë një dënim nga UEFA me 10 vite pezullim nga çdo kompeticion Europian dhe 1 milion euro gjobë, i cili është lënë në fuqi edhe nga Komisioni i Apelit në UEFA. Përveç faktit që ky është një lajm i hidhur për futbollin shqiptar jashtë vendit, klubet në vendin tonë kanë nisur të bëjnë llogaritë për pjesëmarrjen në Europë, apo edhe për mbijetesën pikërisht në bazë të dënimit të korçarëve. Publikisht ka pasur mbështetje për bardhekuqtë, por në prapaskenë gjithçka luhet kundër kampionëve të rinj të Superiores që hipotekuan dje titullin e radhës. Skënderbeu është skuadra finaliste e Kupës së Shqipërisë si dhe ka siguruar vendin në Champions League, por nuk dihet nëse do të përfaqësohet aty, pasi do të shihet si do të shkojë cështja e gjykimit në CAS.

Dhe në rast se për korçarët përjashtimi bëhet fakt, do të thotë që në Europë shkon edhe vendi i katërt në tabelën e klasifikimit të Superiores që mbahet nga Laçi dhe Partizani me pikë të barabarta. Në ndeshjet e fundit të kuqtë janë parë të dorëzuar totalisht dhe nuk e kanë më synim vendin e tretë në renditje, që do të thotë se në kampin e kuq e kanë bërë fakt dënimin e korçarëve. E njëjta gjë edhe për Kukësin që ka nisur të mendojë për pjesëmarrjen në Champions League dhe po mendon për përforcimet që i duhet të bëjë në merkato. Laçi gjithashtu ka përfitimet e saj, me dënimin e Skënderbeut siguron pjesëmarrjen në Europë, po arriti vendin e katërt në klasifikim, por edhe si finaliste e Kupës edhe nëse nuk e fiton trofeun, nëse korçarët dënohen.

Pra janë disa klube që në këtë fund kampionati, janë të bindura për dënimin e korçarëve, të cilët gjithmonë e më shumë flasin për pafajësi dhe se kanë besim te CAS. Por, gjykimi në CAS mund të marrë më shumë kohë nga sa është parashikuar dhe shumë gjëra mund të ndodhin.

Related posts

MILAN-BENFICA/ Portieri i portugezëve bëhet “hero”, Borini ndalet në dy raste dhe “përqafon”… (VIDEO)

Delo.autor

(FOTO) 10 spanjollët që shkëlqyen, por s’u thirrën kurrë në Kombëtare

Sadik.Autor

Lukaku nuk ndalet, shënon sërish kundër Panamasë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment