Futboll Seria A Sport

Stafi i ri i kombëtares së Italisë “pushtohet” nga Milanistët…

Do të ketë shumë Milan në të ardhmen e kombëtares së Italisë dhe konfirmimi vjen nga ana e Federatës Italiane të Lojës dhe Futbollit (FIGC). “Dhe me ish-lojtarët, me të cilët kam qenë në fushë”, ka thënë Alessandro Costacurta, “do të mund të ndërtojmë bazën për t’u rikthyer konkurrues”.

Siç është trajtuar edhe në një shkrim të “Gazzetta dello Sport”, drejtues të federatës kanë kontaktuar me Andrea Pirlo-n dhe Massimo Ambrosini-n për t’u propozuar rol kyç për fanellën e Italisë. “Ka qenë një takim për të vlerësuar gatishmërinë e tyre për të punuar së bashku, për ekipin U-21 dhe për ekipin e parë të Italisë, ku pritet që të gjejmë një zgjidhje. Do të më bëhej shumë qejfi, e ardhmja duhet të jetë për ata që kanë bërë në fushë gjëra të mëdha”, tha Fabbricini, një nga zyrtarët e Federatës së Italisë për Rai 1.

Ambrosini-t i është propozuar vendi i kreut të delegacionit të ekipit U-21 dhe ish-mesfushori, që tashmë është komentator në televizion, është gati që të pranojë. Për sa i përket Pirlo-s, mendohej se do të kishte rol drejtues në ekipin e parë të Italisë, por më pas është propozuar që të ketë rol trajneri në stafin e trajnerit të parë të Italisë, Roberto Mancini, pra atë të zëvendëstrajnerit.

“Do të jetë e bukur për të punuar me kombëtaren: fanella e kaltër për mua përherë ka qenë si një lëkurë e dytë”, ka deklaruar Pirlo. Për Italinë, emri i parë ishte ai i Paolo Maldini-t, por edhe ai i Gianluigi Buffon, i cili mund të diskutohej me FIGC pas lamtumirës së tij nga kombëtarja, e cila do të vijë në miqësoren kundër Holandës më 4 qershor në Torino. Ndërkohë, Mario Balotelli ka fituar ftesën për ndeshjet e ardhshme nga ana e Italisë, e cila konfirmon rikthimin e tij me fanellën e kaltër.

Related posts

Manchester United – Arsenal, formacionet e mundshme të supersfidës angleze

Sadik.Autor

Azdren Llullaku kthehet në Rumani, kontratë 2-vjeçare me Astra Giurgiu

Isa.Autor

E QUAJTI “LËVIZJA E KROKODILIT”/ Brozoviç bëhet epik në rrjetet sociale

Isa.Autor

Leave a Comment