Futboll Premier League Sport

Defoe:“Kupa e Botës 2010 ishte aq e mërzitshme saqë pashë DVD-në e dasmës së Rooney-t 

Gjatë fushatës të pafat si brenda ashtu edhe jashtë fushës, Anglia është eliminuar në Kupën e Botës 2010 nga Gjermania me një humbje të turpshme 4-1.Jermin Defoe ishte një pjesë integrale e skuadrës së Fabio Capello-s në Afrikën e Jugut, dhe shënoi golin që i kualifikoi në fazëne nokautit ndaj Sllovenisë.

“Kur ishim në Afrikën e Jugut, mbaj mend se një natë isha aq i mërzitur, saqë bashkë me Rooney-n kemi parë dasmën e tij nga fillimi deri në fund,” shprehet Defoe për ESPN.

“Është bukur të kalosh kohë me shokët e ekipit. Unë isha me Rooney, çka ishte diçka e bukur pasi ishim partnerë edhe në sulm. Por do të mërziteshim gjatë gjithë kohës, të gjithë mërziteshin.”

Më pas ai flet edhe për trajnerin e atëhershëm Fabio Capello: “Ai ishte në rregull. Megjithëse ishte shumë strikt. Një ditë isha vonë për një takim dhe thashë se më pushoi zemra.”

Related posts

SHOKON “KUQEZINJTË” ME DEKLARATËN/ Ancelotti: Kam qenë tifoz me Inter. De Rossi tek Roma? Ai është si Pirlo…

Delo.autor

Jashtë “Top 5” më të paguarve në botë, ja shkaku i “kryengritjes” së Ronaldos

Q.Autor

U MBYT NË LIQENIN E COMOS/ Hipoteza e parë: Ja arsyeja e vdekjes së futbollistes Florijana Ismaili

Delo.autor

Leave a Comment