Futboll Seria A Sport

ARRIHET AKORDI/ Hakimi mund të quhet lojtar i PSG-së. Mësohet sa fiton Interi nga transferimi…

Ashraf Hakimi mund të cilësohet një lojtar i PSG-së. “Corriere Dello Sport” raporton se zikaltrit kanë pranuar ofertën e francezëve dhe zyrtarizimi do të bëhet pas datës 30 qershor.

65 milionë euro + 5 milionë bonuse do të fitojë Interi më transferimin e mbrojtësit maroken, një shifër e lartë kjo duke menduar që një vit më parë e bleu për shifrën e 40 milionë eurove nga Real Madrid.

PSG-ja mposhti konkurrencën e Çelsit të cilët ofruan 55 milionë euro dhe shërbimet e mbrojtësit Markos Alonso, por zikaltrit janë joshur nga oferta e lartë e francezëve. Hakimi cilësohet si një ndër futbollistët më të mirë në botë në rolin e tij.

Related posts

Rusia eliminoi Spanjën në Botëror, reagon ambasada ruse në Tiranë: E pabesueshme

Isa.Autor

“BARAZIMI REZULTAT POZITIV NË GJIROKASTËR”/ FLet trajneri Dovedan: Ra ritmi i lojës, na penalizoi…

Delo.autor

ARSENALI I PAMPOSHTUR/ Fiton në transfertë ndaj Sportingut

Isa.Autor

Leave a Comment