Futboll Sport

Vllaznia ra, por çfarë do të ndodhë me Orikumin?

Vllaznia ra në një kategori më poshtë, por kjo çështje sjell edhe një tjetër situatë që do të nxjerrë në pah probleme të ndryshme, sepse ndeshjet “play-off” për Kategorinë e Parë i kanë dhënë vendimet e tyre.

Orikumi ka humbur takimin kundër Vllaznisë B, ndërsa kjo skuadër do të bjerë në të Dytën për shkak se ekipi A do të luajë në një kategori më poshtë. Tani pikëpyetja qëndron nëse Orikumi do të marrë automatikisht të drejtën për të luajtur për herë të parë në Kategorinë e Parë, apo i duhet të bëjë ndonjë tjetër ndeshje apo ndonjë short të rastësishëm për të mësuar fatin përfundimtar.

FSHF-ja përveçse nuk e ka të qartë në rregulloren e saj për këtë rast, por edhe nuk ka dhënë një deklaratë të qartë për të mësuar se kujt do t’i takojë e drejta për të mësuar ngjitjen në të Parën. Kjo, mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Related posts

Mbledhje urgjente në kampin korçar/ Nga Daja te lojtarët, sot merr formë gjithçka te Skënderbeu 

Sadik.Autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Zhvilloi paraqitje pozitive ndaj Realit, Ja si vlerësohet Gjimshiti nga mediat italiane…

Delo.autor

NJË RACË E RRALLË “GARDIANËSH”/ Portieri i Manchester Cityt shënon dopietë si mesfushor (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment