Futboll Sport

SUPERIORE/ Rekord dhe mungesë e madhe, çështje sulmuesish

Laçi triumfoi me Skënderbeun me rezultatin e ngushtë 3-2, ndërkohë që ndeshja nuk nisi edhe aq mirë, pasi korçarët arritën të shënonin dy herë me anë të Ali Sowe. Lojtarit nga Gambia iu kundërpërgjigjën Lulaj dhe Reginaldo me dygolësh, me këtë të fundit që shkoi në kuotën e 14 rrjetave të tundura. Sulmuesi i bardhezinjve po thyen rekord pas rekordi këtë sezon, teksa në ndeshjen kundër Flamurtarit ka regjistruar tripletën e parë në karrierë, ndërsa me golin e realizuar në Kukës në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për herë të parë arriti të shkojë në një finale në eksperiencat e tij jashtë Mozambikut.

Tashmë ka barazuar një rekord te skuadra e Laçit. Gjatë periudhës që kurbinasit financohen nga presidenti Pashk Laska, shënuesi më i mirë ishte Arlind Nora, i cili në sezonin 2009-2010 kishte realizuar 14 gola (Asokohe kampionati ishte me 12 skuadra dhe me tre faza, në total ishin 33 ndeshje). Pre tetë vitesh ai rekord nuk arrihej. Vilfor Hysa i shkoi pranë me 13 rrjeta të tundura, ashtu si James Adenyi, i cili realizoi 9 gola në gjysmë sezoni në vitin 2015 dhe në janar të vitit 2016 u shit te Skënderbeu.

Tanimë kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u luajtur dhe me shumë mundësi Reginaldo do arrijë të shënojë për ta thyer pas tetë vitesh rekordin e Arlind Norës, që udhëhoqi Laçin drejt pjesëmarrjes në Kupat e Evropës për herë të parë në histori. Deri në fund të kampionatit kurbinasit luajnë kundër Flamurtarit, Lushnjës, Kamzës dhe Teutës, kundërshtarë të kalueshëm për bardhezinjtë, që synojnë të sigurojnë vendin e katërt në klasifikim, për të siguruar edhe pjesëmarrjen në Europa League.

MUNGESA E MADHE – Në ndeshjen e mesjavës në kampionat, Laçi nuk do të ketë të gatshëm një nga lojtarët kryesorë të skuadrës. Beratasi Myrto Uzuni u ndëshkua me karton të verdhë dhe për të ishte i katërti, çka e penalizon për takimin me Flamurtarin. Trajneri Mezani do të ketë të gatshëm mbrojtësin Taulant Sefgjini, që e shleu pezullimin ndaj Skënderbeut. Pritet që bardhezinjtë të nisin që sot nga puna për ndeshjen me kuqezinjtë, pasi nuk ka shumë kohë në dispozicion për ta përgatitur ndeshjen me vlonjatët.

Related posts

ALLEGRI ME “DHIMBJE KOKE”/ Dëmtimi në kavilje: JUVE pa sulmuesin ndaj Man United

Isa.Autor

FOTOLAJM/ Çudira SHQIPTARE në Superiore, në “Loro Boriçi” vijëzimi bëhet me… tallash

F.autor

ZYRTARE/ Konte nuk e kishte në planet e tij, mbrojtësi largohet nga Interi dhe prezantohet në Francë

Delo.autor

Leave a Comment