Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Dinamo. Rezultati 1-0

Dueli mes Teutës dhe Dinamos, do të mbyllë siparin e javës së 20-të të Kategorisë Superiore. Të dyja skuadrat do të kërkojnë të marrin maksimumin nga ky duel që luhet në “Elbasan Arena”, për të dalë nga kriza e rezultateve negative që po kalojnë.

Një fakt interesant është se Dinamo nuk ka mundur të shënojë asnjë gol në dy ndeshje të luajtura deri tani ndaj Teutës në kampionat. Teuta në 7 ndeshjet e fundit në kampionat ka humbur 6 dhe ka fituar 1. Nga anat tjetër edhe Dinamo po kalon një moment të vështirë.

Të dyja skuadrat kanë humbur portierët titullarë, Qirko dhe Simoni janë dëmtuar dhe nuk do të jenë gati. Te durrsakët debuton 17-vjeçari Dema.

 

LIVE TEUTA-DINAMO 1-0

11′ E. Vila

MINUTË PAS MINUTE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren minimale 1-0 të Teutës.

90’+4’ Aleksi shpërdoron një mundësi të artë kur në kundërsulm 3 kundër 2, i pason topin kundërshtarëve në vend që të hapte sferën në krah për Plakun i cili ishte i vetëm para portës.

90’+3’ Gruda rrëzohet në hyrje të zonës kundërshtare, por Hamiti i tregon kartonin e verdhë për simulim.

90’+1’ Dema është i jashtëzakonshëm teksa ndal një gjuajtje nga distancë e afërt me kokë e Mihanës, duke devijuar sferën mbi tra për të ruajtur avantazhin e skuadrës së tij.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Kundërsulm i shpejtë qendror i Teutës me Plakun i cili sheh daljen e Harizajt dhe tenton parabolën, por i jep më shumë forcë se sa duhet dhe sfera kalon jashtë.

89’ Bardhi largohet i dëmtuar nga fusha e lojës, në vend të tij aktivizohet Maliqi.

88’ Mihana hyn në fushë në vend të Haxhiut.

86’ Kundërsulm i shpejtë i Teutës me Grudën në krahun e djathtë, gjuajtja e tij kalon mbi traversën e Harizajt.

78’ Një tjetër mundësi e pabesueshme e shpërdoruar nga Denison. Brazilianit i del mirë topi në të majtë të sulmit dhe hyn në zonë, por nuk gjuan siç duhet, duke fluturuar sferën jashtë katërkëndorit.

77’ Todorovski i lë Grudës vendin në rreshtimin e durrsakëve.

74’ Zëvendësimi i parë i Devollit është largimi i Siljanovskit, për t’i bërë vend Mehmetllarit.

72’ Teuta ka mundësinë e artë të dyfishojë shifrat me një kundërsulm të shpejtë, Plaku nis topin për Beqjan por Siljanovski kthehet në kohë për të devijuar sferën jashtë.

68′ Edhe Lorenco Vila ndëshkohet me karton të verdhë.

67’ Arapi hedh në fushën e lojës Dajën në vend të Hebajt.

66’ Aksion i shkëlqyer në krahun e djathtë i dinamovitëve me topin që shkon në qendër për Sofranac i cili gjuan penallti në lëvizje, por duke fluturuar topin shumë lart mbi traversë.

64’ Kombinim spektakolar mes Çinedu dhe Demirit, me këtë të fundit i cili gjuan menjëherë i vetëm para Demës, por godet traversën. Më pas, tentativa e Haxhiut përfundon mbi traversë.

60’ Hyka i lë vendin Plakut në fushën e lojës.

60’ Haxhiu rrëzohet në zonë në të djathtë të sulmit pas një kontakti me Aleksin, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

57’ Haxhiu i ka të gjitha mundësitë të barazojë shifrat me një gjuajtje në krahun e djathtë, sfera fluturon përsëri mbi traversë.

56’ Bardhi nga e djathta nis një top mirë në qendër ku Çinedu nuk e prek, më pas është Denison i cili gjuan në shtyllën e dytë por me portën bosh çon sferën jashtë.

54’ Ibraimi më në fund gjen hapësirën të gjuajë në një pozicion ballor, por tentativa e tij përfundon jashtë, jo shumë lart mbi traversë, duke dëshpëruar kapitenin e Dinamos.

50’ Goditje dënim nga e djathta e sulmit e Ibraimit, Imami mundohet të godasë topin por në vend të tij godet Vilën duke shkaktuar faull ndaj kapitenit të Teutës.

46’ Fillon pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy ekipeve

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Teutës.

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Ibraimi ekzekuton një goditje këndi direkt në portë, Dema devijon sferën mbi traversë.

41’ Aksion i gjatë i durrsakëve, Aleksi hap mirë topin në të djathtë për Todorovskin por ky i fundit nuk arrin të gjuajë në portë edhe pse në një pozicion të mirë, pas një tentative të dështuar për të kaluar dy mbrojtës të Dinamos.

37’ Sofranac bën një ndërhyrje të ashpër ndaj Lorenco Vilës në mesfushë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

33’ Çinedu provon nga e djathta e sulmit të gjejë golin me një gjuajtje të fortë, sfera përfundon jashtë në të djathtë të Demës.

30’ Dominim i plotë në lojë i Dinamos, me tre goditje nga këndi radhazi që krijojnë probleme para Demës. Te e treta, Ibraimi tenton golin spektakolar nga jashtë zonës, por sfera kalon mbi traversë.

26’ Denison gjen hapësirën në krahun e majtë të sulmit për të gjuajtur drejt portës, Dema grushton jashtë në këndore.

23’ Hebaj ka mundësinë e artë për të shënuar golin e dytë pas një kundërsulmi të shpejtë, por gjuajtja e tij kalon Harizajn dhe ka më shumë forcë se sa duhet, duke kaluar mbi traversë.

19’ Barazohet shpejt numri i kartonëve të verdhë, pasi edhe Todorovski ndëshkohet për një ndërhyrje të parregullt.

18’ Pas goditjes nga këndi të ekzekutuar nga Hyka, Jazxhi me kokë gjuan në portë, por pa forcën e duhur për të shqetësuar Harizajn, i cili kontrollon sferën.

18’ Hyka ul bukur topin për Aleksin i cili gjuan nga jashtë zonës, por sheh sferën të devijohet jashtë.

17’ Beqja fiton një dyluftim me Bardhin dhe ky i fundit detyrohet të ndalë lojtarin e Teutës që po nisej në kundërsulm të rrezikshëm duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

11′ GOOOL Teuta, shënon Emiliano Vila pas një aksioni perfekt të Hebajt në krahun e majtë, Kapiteni i durrsakëve rrotullohet dhe gjuan duke mposhtur Harizajn. 

10’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Haxhiu i cili gjuan në ecje e sipër por portieri dema bën një grushtim vendimtar duke shpëtuar portën.

8’ Dy goditje këndi radhazi sjellin panik para portës së durrsakëve që largojnë me vështirësi topin nga zona.

7’ Blutë pranë golit. Aksion i shpejtë i Haxhiut në krahun e djathtë, pasimi i tij në qendër shkon te Denison i cili pak hapa larg portës nuk arrin të gjuajë në kuadrat dhe të njëjtën gje bën më pas edhe Çinedu. Shpëton mirë porta e Teutës.

2’ Ndërhyrje e rrezikshme e Demirit ndaj Vilës, kërkohet ndërhyrja e stafit mjekësor për kapitenin e Teutës.

1’ Nis ndeshja në ”Elbasan Arena”.

Related posts

I “THUR” ELOZHE/ Gatusso: Të rrallë lojtarët si Hysaj, ka shtatë vite që luan kështu

F.autor

MADHËSHTORE/ Boksieri SHQIPTAR MASAKRON KEQ rivalin SERB, e mund në raundin e…

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Chelsea kërkon mbrojtës, ofron 30 milionë euro për yllin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment