Futboll Premier League Sport

Manchester United pranë firmës me mbrojtësin e Porto-s

Manchester United ka bërë një ofertë 20 mln euro për mbrojtësin e djathtë të Porto-s Diogo Dalot.

19-vjeçari pritet të kompletojë transferimin e tij në Old Trafford pasi klubi i Premier League ka paguar klauzolën e tij.

Unitet kërkon që ai të bëhet nxënësi i Valencia-s në të djathtë të mbrojtjes deri sa të jetë në gjendje të luajë si titullar.

Dalot është një portugez i cili mund të luajë edhe në të majtë.

Ai ka shpërthyer në ekipin e parë të Porto-s në shkurt dhe ka bërë paraqitje mbresëlënëse.

United është interesuar edhe për mbrojtës të tjerë në atë pozicion, si Vrsajlko dhe Joao Cancelo, por tani ka zgjedhur një opsion më të lirë.

Related posts

“KAM MARRË DISA OPSIONE”/ Shevchenko: Doja të bëja si Kaladze, por kam kuptuar se nuk jam si ai

Delo.autor

LEWANDOWSKI NË TELASHE/ Polonia mund ta gjobisë për fshehje të ardhurash. Ja shkaku dhe detajet

Delo.autor

GODITJE E RËNDË PËR INTERIN/ Romelu Lukaku dëmtohet sërish dhe rrezikon derbin e Italisë me Juventusin

F.autor

Leave a Comment