Bundesliga Futboll Sport

Talenti i Holandës transferohet në Bundesliga

Hoffenheim ka transferuar talentin holandez Joshua Brenet nga PSV Eindhoven. Këtë e ka konfirmuar klubi ditën e enjte.

Mbrojtësi i krahut ka nënshkruar një kontratë deri më 2022. Për shumën e paguar nuk ka informacion konkret, por thuhet të ketë qenë rreth 5 milionë euro.

“Joshua është një lojtar i shpejtë dhe dinamik, me të cilin do të kemi shumë fuqi ofensive nga krahët,” shprehet drejtori Rosen.

“Jam shumë i lumtur për transferimin te Hoffenheim. Mund të përmirësohem te kjo skuadër e re me mentalitet sulmues që ka një trajner të jashtëzakonshëm. Për mua është një vend i përshtatshëm.”

Pas transferimeve të Biottencourt dhe Belfodil, Brenet është blerja e tretë e gjermanëve, të cilët po përgatitet në të luajtur në Champions League.

Related posts

PRAPASKENA/ Ronaldo do shkonte te Milani, ja kush e ndaloi transferimin

Isa.Autor

PO BËN XHIRON NË RRJET/ Është 1.90 metër i gjatë dhe aktivizohet me U-15 të Ajax, ja mosha e futbollistit

Delo.autor

Shpresat Europiane, Partizani me sytë nga “fati” i Skënderbeut

Sadik.Autor

Leave a Comment