Futboll Sport

Merkato, një “ushtri” me futbollistë janë pa kontratë!

Që nga data 1 qershor mund të firmosin me klube të ndryshme nga ata që luajtën deri tani. Që nga fillimi i muajit të ardhshëm do të jenë të lirë të vazhdojë karrierën ku të duan dhe janë futbollistë tërheqës për një pjesë të madhe ekipesh. Po flasim për “ushtrinë” e futbollistëve që nuk kanë kontratë dhe në verë mund të transferohen “gratis”. Do të gjejmë disa emra shumë të rëndësishëm, disa prej tyre janë edhe “të bujshëm”.

Rikthim në të kaluarën? – Pas shtatë vitesh dhe shtatë titujve të fituar me Juventus, Lichtsteiner vendosi të largohet nga “Zonja e Vjetër” dhe një listë e madhe pretendentësh ka nisur të kërkojë shërbimet e zviceranit. Orët e fundit është përfolur edhe për një rikthim të bujshëm te Lazio…

Historia e City – Pas 230 ndeshjeve me fanellën e Manchester City, Yaya Toure i ka thënë lamtumirë klubit ku shkroi historinë. Mendohet se janë të shumta ekipet që e duan, edhe jashtë Europës. Të gjithë tërhiqen nga “kosto zero”.

Nga 40 milionë në zero – Luke Shaw u ble nga Southampton për 40 milionë euro, kur ishte 20-vjeç, në vitin 2014, por asnjëherë nuk hyri në zemrën e Jose Mourinho dhe gjatë verës do të jetë i lirë të zgjedhë të ardhmen pasi nuk ka më kontratë me Manchester United.

Fenomeni i ri – Meyer, futbollisti i lindur në vitin 1995, nuk rinovoi kontratën me Schalke dhe kjo e bën të jetë mes lojtarëve të kërkuar nga gjysma e Europës. Milan është një nga klubet që e kërkon. Në verë do të nisë një ankand i mirëfilltë. Klubi që do ta paguajë me rrogën më të lartë.

Cili do ta marrë? – Abel Hernandez ka shkëlqyer me Hull City. 36 gola në 98 ndeshje në Angli e bëjnë sulmuesin një objektiv interesant. Në vitin 2018, ka pasur një dëmtim që e mbajti dy muaj larg fushave, megjithatë, pas rikthimit ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 10 ndeshje.

“Ish-djalli” – Moureane Fellaini mund të luajë si mesfushor, ose si sulmues i dytë. Sipas tij, Manchester United u kujtua shumë vonë për t’i ofruar rinovimin dhe si për “kapricio”, ai nuk firmosi. Eshtë 30 vjeç dhe mendohet se ka ende shumë për të dhënë.

Do të vishet bardhezi – Mesfushori Emre Can humbi finalen e Champions League dhe Kupën e Botës si pasojë e një dëmtimi, por është futbollisti pa kontratë më i dashur në merkato. Juventus është favorit për të marrë shërbimet e mesfushorit turk që luan me Gjermaninë.

E ardhmja italiane? – Hatem Ben Arfa ka shkruar historinë në Francë, por tani që është 31-vjeç nuk ka më kontratë me PSG dhe dëshiron të largohet nga Ligue 1. Serie A është destinacioni i tij i preferuar.

Sërish “axurr” – Mario Balotelli, një nga talentet më të mëdha të futbollit italian që nuk u bë kurrë një kampion. Napoli, Roma dhe Borussia Dortmund synojnë ta marrin lojtarin që e mbylli aventurën dy-vjeçare me Nice ku la një përshtypje shumë të mirë.

“Topçiu” – Për vite të tëra ka luajtur te klubi ku i rrit, Arsenal. Për Wilshere është thënë se është talenti më i madh anglez i dekadës së fundit, por dëmtime të fundit nuk e kanë lënë të shkëlqejë dhe do të divorcohet me londinezët. Nuk janë të pakta klubet që e duan, teksa ëndrra e tij është të shkojë te PSG.

Related posts

PRANË ZYRTARIZIMIT TEK PSG/ Ylli i “Djajve të Kuq” deklaron: Kur ke vetëm tre muaj kontratë dhe nuk…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Genoa-Milan, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

SUKSES HISTORIK PËR BOKSIERIN SHQIPTAR/ Jurgen Uldedaj mposht Arganaraz dhe shpallet kampion Bote

Delo.autor

Leave a Comment