Futboll Sport

Te Flamurtari nuk ka vetëm zi, ka arsye edhe për të buzëqeshur

Flamurtari po mbyll një tjetër sezon, i cili me kuptimin e plotë të fjalës mund të quhet i dështuar, pasi në fillim e nisën kampionati me ambicie të madhe, ku pjesëmarrja në kompeticionet evropiane nuk diskutohej. Gjithsesi fundi është e njëjta histori – një seri e re, por me të njëjtin fund. Në këtë moment, kur gjithçka duket e zymtë, në Vlorë mund t’u gëzohen elementëve të rinj të dalë nga akademia zinxhir dhe një prej tyre është Arinaldo Rrapaj. 17-vjeçari i talentuar është thirrur për herë të dytë nga stafi teknik për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Partizanit. Rrapaj është një nga të rinjtë më premtues të kuqezinjve dhe këtë e tregon kalimi i tij nga U-17 te ekipi i parë. Edhe pse ai nuk do të jetë në fushë, fakti që është thirrur nga stafi teknik tregon shumë për një 17-vjeçar.

Në këtë sezon Rrapaj ka shkëlqyer me paratërinjtë e Flamurtarit duke shënuar 11 gola, teksa vlonjatët kanë rivalizuar ‘dhëmb për dhëmb’ me Besën e vendit të parë, por edhe Teutën. Pas performancave mjaft të mira sulmuesi i talentuar ka tërhequr vëmendjen e stafit teknik të ekipit të parë që e kanë grumbulluar për herë të dytë, dhe ndoshta ndaj Partizanit ai mund të ketë edhe disa minuta në fund. Gjithsesi aktivizimi i tij do të varej nga mënyra sesi shkon ndeshja. Kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje Flamurtari pozicionohet në mesin e artë dhe i luan pa presion sfidat ndaj Partizanit dhe Kukësit.

Related posts

Alvesh: Do të doja shumë të shënoja dhe golin e dytë, është meritë e Dajës që…

Isa.Autor

NUK DI TË NDALET/ “Përbindëshi” Ronaldo ndëshkon Fiorentinën nga… (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja kualifikuese Europa League Beer Sheva-Laçi, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment