Futboll Sport

PENDOHET Balotelli: Largimi nga Manchester City ishte gabimi im më i madh, mund…

Futbollisti italian Mario Balotelli ka zbuluar se gabimi më i madh i karrierës së tij është largimi nga Manchester City.

Balotelli u transferua te Inter si një talent mjaft premtues, por ai kurrë nuk arriti nivelin e pritur. Edhe pse karriera e tij është më se e mirë, shumë besojnë se “Super Mario” mund të kishte bërë shumë më tepër. Ka bërë shumë gabime dhe ka veçuar atë që mendon se është më i madhi.

“Mendoj se largimi nga City është gabimi im më i madh. Edhe atë vit kur u largova, luajta shumë mirë te Milan për një vit e gjysmë, por më pas pasuan problemet. Tani që jam rritur, e di që nuk duhej të largohesha nga City. Gjithë këto vite shikoj përparimin e klubit, mund të kisha qëndruar atje për një kohë të gjatë si Sergio Aguero. Nëse do të mendoja si tani, ndoshta do të fitoja të paktën një Top të Artë, jam i sigurt për këtë. Por kur je më i rritur, ti piqesh, pra…”, ka thënë Balotelli.

Ai ishte shpesh ka marrë vëmendjen e mediave gjatë karrierës së tij, për shkak të gjërave pozitive dhe negative. Megjithatë, Balotelli pretendon se shumë histori janë tërësisht të sajuara.

“Mendoj se  më donin te City si lojtar, por lexonin shumë gazeta. Gazetat ‘folnin’, krijonin histori. Një herë kur isha në shtëpi, njerëzit më telefononin dhe më tregonin se çfarë gjoja bëja. Unë u thashë atyre ishte e pamundur pasi jam në shtëpinë time. Ata krijuan shumë histori, krijuan Mario Balotellin në Angli. Unë në fakt isha shumë i qetë nga sa ata mendonin, por njerëzit e duan atë pjesë që është kryesisht e pavërtetë. E vërteta nuk pëlqehet shumë. Shumica e gjërave që njerëzit mendojnë për mua nuk janë reale”, përfundoi Balotelli.

Related posts

PUNIMET PO ECIN ME RITME TË SHPEJTA/ Ja në cilën fazë është stadiumi i ri i Kukësit (FOTO)

Delo.autor

Merr fund “Odiseja” e largimit, Elbasanit i hapin dyert e “shtëpisë” pas 347 ditësh

Sadik.Autor

FENOMENAL/ Zbuloni sa TROFE ka fituar GUARGIOLA për 10 vite (STATISTIKA)

Isa.Autor

Leave a Comment