Futboll Sport

E BUJSHME/ Zënka me shokun e skuadrës, Anglia pezullon Sterling

Raheem Sterling është përjashtuar nga skuadra e Anglisë për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Malit të Zi të enjten, pas një zënke në stërvitje me bashkatdhetarin e vet, yllin e Liverpoolit, Joe Gomez.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, tha se Sterling ishte ende nën emocione të derbit Liverpool-Manchester City, gjatë të cilit ai ishte përfshirë në një përleshje me Gomezin.Sterling dhe Gomez u grindën në fitoren e Liverpoolit 3-1 kundër Mannchester Cityt të dielën në Premierligë dhe zënkën e vazhduan edhe pasi u grumbulluan nga Kombëtarja e Anglisë.

Përleshja e së hënës në stërvitje me “Tre luanët” i ka kushtuar Sterlingut me humbjen e mundësisë për të luajtur të enjten kundër Malit të Zi në “Wembley”.

Pas tri ditësh, Anglia e viziton Kosovën në ndeshjen përmbyllëse të Grupit A kualifikues dhe nuk dihet nëse Sterling do të luajë.

Nuk janë bërë publiket detajet e incidentit, por Federata e Futbollit e Anglisë ka konfirmuar se Sterling do të mbetet me skuadrën.

“Kemi vendosur që mos ta konsiderojmë Sterlingun për ndeshjen me Malin e Zi të enjten”, tha Southgate.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Kërkohet ish-sulmuesi kosovar i Teutës nga klubi i La ligas…

Delo.autor

Lukaku: Ky brez futbollistësh meriton një titull të rëndësishëm

Sadik.Autor

REALI NË KAOS / Perez zgjedh SUPER trajnerin e ri, nëse ikën Lopetegui

Isa.Autor

Leave a Comment