Futboll Sport

Te Partizani mendojnë për zëvendësuesin e Dalipit, zbulohen dy emrat e mundshëm për pankinën e kuqe

Partizanin nën drejtimin e Klevis Dalipit ka mundur të grumbullojë 15 pikë në 10 takimet që skuadra është drejtuar nga tekniku elbasanas. Nisur nga ky fakt por dhe zënkat e krijuara së fundmi, mësohet se në kampin e kuq po mendojnë për zëvendësuesin e Dalipit.

Momentalisht dy janë emrat që përfiltet se mund të marrin drejtimin e skuadrës së Partizanit për sezonin e ri. Emri i parë është ai i Mario Tokiç i cili ka kohe që përfilitet së ndjek ndeshjet e “Demave” nga stadiumi.

Emri i dytë është ai i Shpëtim Duros i cili u largua vetëm pak javë më parë nga Flamurtari. Edhe pse shumë pak e besuan, në momentin që Duro konfirmoi dorëheqjen nga Flamurtari, pa apo me dashje, por që si duket pa vetëdije, ai ka konfirmuar se pëlqen të drejtojë të kuqtë.

Se çfarë do ndodhë, gjithçka pritet të mësohet ditët në vijim, por diçka është e sigurt, Dalipi e ka shumë të vështirë qëndrimin në krye të ekipit për shkak të ngjarjeve dhe rezultateve të fundit që Partizani ka mundur të marrë.

Related posts

AKUZAT DREJT PORTUGEZIT/ Cristiano Ronaldo është ikona e korrupsionit në futboll

Isa.Autor

Alvaro Arbeloa kthehet si ambasador në Real Madrid

Delo.autor

REKORD I RI NË SUPERIORE/ Ja sa milionë lekë u arkëtuan nga biletat në Tirana-Partizani

Delo.autor

Leave a Comment