Futboll Seria A Sport

POGBA DREJT JUVENTUS? Kampionët e Italisë i vendosin kusht të fortë

Juventusi po mendon të rikthejë Paul Pogbanë, por nuk ka ndërmend që t’i paguajë të njëjtën rrogë siç e ka në Manchester United. Kampioni i botës është një nga më të kërkuarit në merkato, pasi ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Manchesteri.

Tuttosport dhe Corrire dello Sport shkruan se francezi duhet të heqë dorë nga një pjesë e rrogës që merr në Angli për t’u rikthyer në Torino. Kjo do të thotë se rroga vjetore e Pogbasë nga 12 milionë euro duhet të reduktohet.

Manchester United do minimalisht 100 milionë euro për kartonin e futbollistit, prandaj dhe italianët i kanë kërkuar atij që të reduktojë fitimet e tij. Juventusi mund të ulë shifrën duke çuar në Angli Alex Sandron dhe Merih Demiral.

Related posts

POLEMIKAT PËR LARGIMIN E CR7/ Shikoni si e kuotojnë kompanitë e basteve të ardhmen e Ronaldos

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Real Madrid mposht me përmbysje Celta Vigon dhe i bën presion Atleticos

Delo.autor

“NUK DO TË KETË DEBUTUES NË FORMACION”/ Flet trajenri Reja: Ja çfarë pres nga Kombëtarja…

Delo.autor

Leave a Comment