Futboll Sport

“Teatër” në Kategorinë e Dytë, skuadrat bëjnë pakt për golashënuesit

Festival golash në qytetin e Çorovodës në një ndeshje pa asnjë rëndësi për sa i përket renditjes. Të dyja skuadrat luajnë një sfidë miqësore dhe shkëmbejnë golat me njëra-tjetrën ku lojtari-trajner i Delvinës, Dritan Mehmeti, shënon të gjithë golat e Delvinës. Ndërsa për Skraparin realizon katër gola sulmuesi kryesor.

Një takim që i kaloi kufijtë e miqësores. Një prej shumë rasteve që ndodhin në Kategorinë e Dytë në javët e fundit mes ekipeve që nuk kanë më synime.

NDESHJA – Si Skrapari ashtu edhe Delvina luajnë hapur dhe të prirë drejt aksioneve sulmuese, ku prioritet ngelet vetëm shënimi i golit. Skuadra e teknikut Spahiu ka realizuar fitoren e tetë radhazi në shtëpi, ndërsa miqtë nga Delvina kanë bërë çmos që të shënonte vetëm trajneri-lojtar, Mehmeti.

Të dy skuadrat nuk janë kujdesur aspak për mbrojtjen, ndërsa sulmuesit shënojnë me lehtësinë më të madhe. Me pesë golat e djeshëm, trajneri-lojtar i Delvinës, Dritan Mehmeti shkon në kuotën e 22 golave dhe është golashënuesi më i mirë i Grupit të Jugut. Për sa i përket lojës, ishte një sfidë ku ekipet kanë shfaqur “teatër”.

Ndryshe nga sezonet e kaluara kur është renditur vetëm në vendin e fundit, tashmë Skrapari e sheh veten në mesin e tabelës dhe synon që në sezonin e ardhshëm të krijojë një skuadër cilësore që të rivalizojë denjësisht në Kategorinë e Dytë.

Related posts

TALENTI PREMTUES/ I pabesueshëm, fenomeni Vinicius Junior i shpjeguar në shifra

Isa.Autor

Vidal diskrediton Cristiano Ronaldo, kiliani e tepron (FOTO)

Sadik.Autor

E HABITSHME/ Transferimi i ish-kapitenit të Napolit në Turqi, skuadra turke planifikon të shesë 300 mijë fanella

Delo.autor

Leave a Comment