Futboll Sport

“Tërmet” në Vlorë, Sinan Idrizi shkarkon gjithë stafin

Sinan Idrizi e cilëson tejet të dështuar se zonin që sapo u mbyll. Në një prononcim të dhënë dje për “Panorama Sport”, administratori njofton se do të ketë revolucion. Në pjesën e dytë të sezonit, sipas Idrizit, Flamurtari ishte një tmerr i vërtetë. “Ne kemi dështuar në këtë sezon. Ne synojmë që të bëjmë më të mirën për tifozët tanë.

Dhe ata nuk kanë faj, ndërsa na kanë mbështetur maksimalisht gjatë të gjithë kampionatit. Problemi nuk është te tifozët që na mbështesin, por tek ato që nuk po arrijmë të bëjmë dot ne. Në fushë në fazën e dytë ekipi ishte një tmerr i vërtetë, pavarësisht arbitrimit. Ne nuk i kënaqëm dot tifozët dhe kjo është një histori dështimi e jashtëzakonshme”, tha fillimisht Idrizi.

MASAT Administratori Sinan Idrizi deklaron se do të ketë masa drastike për këtë dështim. Idrizi tha se do të thërrasë të gjithë stafin për t’u komunikuar se janë të lirë dhe të shikojnë punën e tyre. Sipas Idrizit, kjo masë vjen për shkak edhe të përfundimit të kontratës së administrimit të klubit nga turqit në muajin korrik.

Related posts

I DHA SHPRESË SHQIPTARËVE/ Faqja zyrtare e UEFA-s kujton golin historik të Kombëtares në Europian

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Fernandinho i prish festën Guardiolës, Arsenali “ngec” në shtëpi

Delo.autor

GOLI I JAVËS VJEN NGA BUNDESLIGA/ Pas 7 minutash lojë, ” Veterani” Gentner bombardon portën e Leverkusenit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment