Futboll Premier League Sport

Raiola shtyn Donnarumma-n drejt Liverpool

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma-s te Liverpool mbetet e paqartë, teksa Tuttosport pretendon se Liverpool-it i është thënë se 40 milionë euro do të mjaftonin.

Portieri 19-vjeçar pritet të jetë numri 1 i Italisë pasi Buffon u tërhoq nga kombëtarja.

Raporti i Donnarumma-s me tifozët e Milan nuk është i mirë dhe ai vërshëllehet shpeshherë në San Siro.

Sipas Tuttosport, agjenti i tij Mino Raiola është dorëzuar në tentativat për ta shitur portierin te PSG dhe ka kthyer vëmendjen te Liverpool.

Teksa Milan donte 60-70 milionë për të, raportohet se Raiola i ka thënë anglezëve se 40 milionë do të mjaftonin për të arritur marrëveshjen.

Nëse Milan përjashtohet nga Europa League për shkak të shlekjeve të Fair Play Financiar, atëherë Donnarumma do të ishte favoriti për t’u larguar pasi ai ka dalë nga akademia e klubit dhe do të quhej si një profit puro.

Me ardhjen e Pepe Reina, Milan tashmë e ka gjetur edhe pasardhësin e tij.

Related posts

YJET QË SHKËLQYEN/ Formacioni më i mirë i Botërorit, mes tyre edhe mbrojtësi i Suedisë

Isa.Autor

RIKTHIMI I TIJ NË LA LIGA/ I fiksuar për të bërë historinë te Barcelona, Aguero po trajtohet me… qeliza

Delo.autor

E 43-TA E VËRTETA/ “Përbindëshi” Ronaldo: Më duhej ai gol, duhet të fitojmë kundër Milanit

Delo.autor

Leave a Comment