Futboll La Liga Sport

Ters dëmtimesh, edhe Belgjika rrezikon një yll për botërorin “Rusi 2018”

Thomas Vermaelen nuk do të luajë ndeshjen e fundit të këtij sezoni me Barcelonën. Mbrojtësi belg nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit, Ernesto Valverde për sfidën ndaj Real Sociedad, për shkak të një dëmtimi. Analizat mjekësorë të bëra mëngjesin e sotëm kanë konfirmuar dëmtimin në bicepsin e djathtë femoris (në kofshë). 32-vjeçari do të humbasë një nga ndeshjet më emocionuese mbase të këtij edicioni, ku do t’i jepet lamtumira Andres Iniestës dhe mbi të gjitha Barça do të ngrejë titullin kampion.

Klubi blaugran në deklaratën për shtyp nuk ka specifikuar më shumë rreth gjendjes së lojtarit, i cili mbetet në dyshim edhe për Botërorin që fillon më 14 qershor në Rusi. Trajneri Roberto Martinez pritet së shpejti të publikojë listën e lojtarëve që do të marrë me vete në Kupën e Botës, por nëse Vermaelen nuk rikuperohet atëherë do të jetë një mungesë e madhe për kombëtaren belge.

32-vjeçari mbeti i lënduar në ndeshjen e humbu 5-4 ndaj Levantes në transfetë. Belgu u detyrua të dilte nga loja në minutën e 31-të, ku vendin e tij e zuri Gerard Pique.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Berisha i dalluari i javës, shkëlqen edhe Balliu. Njihuni me 5 “Kuqezinjtë” me performacën më të mirë

Delo.autor

RA NGA KATI I 6-TË I PALLATIT/ Klubi Partizani njofton për gjendjen shëndetësore të portierit Teqja (FOTO)

Delo.autor

TIFOZËT NË FESTË/ Maldini: “Dhurata” ime për MILANIN do të jetë IBRAHIMOVIC

Isa.Autor

Leave a Comment