Futboll La Liga Sport

Leo Messi është fituesi i pashpallur i “Këpucës së Artë”

Mohamed Salah ka shënuar vetëm një gol në ndeshjen, që Liverpool luajti të dielën kundër Brighton & Hove Albion, që korrespondon me javën e fundit të Premier League, kështu që e ka mbyllur me dy gola larg nga ylli i skuadrës katalanas, i cili mban kreun e këtij klasifikimi, me 34 gola.

Leo, i cili nuk luajti mbrëmë kundër Levantes, pasi u la pushim, gjithashtu ka një ndeshje të mbetur përpara në La Liga. Pretenduesit e tjerë të “Këpucës së Artë” janë larg. Immobile (Lazio), i cili ka 29 gola, është i lënduar dhe, megjithëse ka një lojë të mbetur, duhet të shënojë pesë gola ndaj Interit, në qoftë se rimëkëmbet dhe luan javën e fundit të Seria A.

Lewandowski (Bayern Munich) tashmë e ka përfunduar Bundesligën. Më poshtë janë Icardi (Inter) dhe Cavani (PSG), me nga 28 gola, gjashtë gola larg nga Messi. Gjashtë gola është një rrugë e gjatë për të menduar se mund ta arrijnë atë.

Messi ka fituar La Liga-n dhe Kupën e Mbretit, ka në dorë trofeun “Pichichi” në Spanjë, me 34 gola, një klasifikim që, gjithashtu, e komandon me qetësi, dhe “Këpucën e Artë”, e cila do të ishte e pesta (rekord) e tij.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Nga Nandez te Larsen, ja planet e Inter-it për të zëvendësuar mbrojtësin Hakimi…

Delo.autor

Pagesa të kripura e shpenzime pa fund, ja sa kushton të bëhesh futbollist në Shqipëri

Sadik.Autor

AKUZA E RËNDË/ “NEYMARI është Kim Kardashiani i futbollit, larg nivelit të MESSIT”

Isa.Autor

Leave a Comment