Formula 1 Sport

U aksidentua duke bërë ski, flet për herë të parë vajza e Michael Schumacher

Michael Schumacher një nga pilotët më të mëdhënj të Formula 1 të të gjitha kohërave, në vitin 2013-të pësoi një aksident tragjik duke bërë ski në Meribel të Francës. Edhe pse kanë kaluar 5 vjet që nga ky moment, piloti ende nuk është në gjendjen e tij më të mirë shëndetësore.

Mirpo pavarsishtë miliona fansave, shumë pak dinë ekzaktësishtë rreth gjendjes së pilotit. Vajza e tij Gina-Marie, është vetëm 21 vjeç dhe për herë të parë ka folur për mediat stacionin televiziv gjerman “NDR”, mbi sukseset në kalërim, teksa zbulon edhe diçka në lidhje me babanë e saj.

“Kam shkuar për gara kart me babain për një sezon, por nuk më pëlqeu. Preferova më mirë kuajt”. Përsa i përket gjendjes së babait, ajo që mund të them është se familja me të vërtetë i vlerëson mesazhet inkurajuese të fansave të tij. Njerëzit e kuptojnë shumë mirë situatën e tij shëndetësore, gjë që nuk mund të ndahet me të gjithë publikun”.

Në karrierën e tij si pilot Schumacher është hspallur 7 herë kampion bote, rekord i cili edhe sot mbahet po nga vet ai.

Related posts

Manchester United pa Lukakun, por shpreson te Sanchez ndaj West Ham

Sadik.Autor

“VËMË BAST QË…”/ Shpresë për duet me CR7 dhe Kane, “çmendet” rrjeti pas largimit të Messit (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

PAQE NË HORIZONT/ Shikoni banerin e hapur nga tifozët e Lacios për Hysajn pranë stadiumit “Olimpico”

Delo.autor

Leave a Comment