Futboll Sport

Tifozat Kuq e Zi: Të përmbushen kërkesat tona, dhe më pas do marrim vendim mbi bojkotin!

Ata kanë paraqitur një sërë pikash që duan t’i plotësohen në ndeshjet e ardhshme, dhe vetëm nga vendosja në praktikë e këtyre pikave, do vijë edhe një vendim i tyre për ndalimin e bojkotit ose jo. Më poshtë, deklarata e plotë.

Të nderuar anëtar/e të Tifozave Kuq e Zi!

Gjatë një periudhe më shumë se 1 vjeçare jeni informuar vazhdimisht rreth problematikave që tifogrupi ynë ka hasur gjatë ndeshjeve brenda të Kombëtares tonë. Në veçanti rreth dhunës dhe trajtimit jo korrekt që policia ka treguar ndaj tifozëve tanë, gjë që ka sjellë edhe vendimin tonë për bojkotim të këtyre ndeshjeve.

Sot më datën 5 maj 2018, pas disa përpjekjeve nga ana jonë, në ambientet e FSHF-së dhe me kërkesën e tyre u mbajt takimi trepalësh mes TKZ, të deleguarve nga Ministria e Brendshme (Policia e Shtetit) dhe përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte gjetja e një gjuhe të përbashkët në mbarëvajtjen e ndeshjeve, në respektimin e roleve të secilit aktor të përfshirë dhe veçanërisht në përkrahjen e ngjyrave kuq e zi, ku rol kyç kanë Tifozat Kuq e Zi.

Në tavolinën e bisedimeve u parashtruan të gjitha kërkesat që grupimi ynë ka pasur gjatë gjithë kësaj periudhe pakënaqësie. Duam t’ju njoftojmë që ndër më të rëndësishmet e kërkesave të aprovuara nga FSHF dhe Policia e Shtetit janë:

– Mosprezenca e policëve të armatosur në tribuna dhe zëvendësimi i tyre me stjuard.

– Mbarëvajtja e ndeshjeve përmes bashkëpunimit të TKZ-së me Policinë e Shtetit dhe FSHF-së, si institucionet përgjegjëse të aktivitetit.

– Përfshirja përmes akreditimit e përgjegjësve të TKZ-së në mbikqyrjen e sektorit ku ata do jenë të pranishëm.

– Përfshirja përmes akreditimit e përgjegjësve të TKZ-së në mbikqyrjen e sektorit ku ata do jenë të pranishëm.

– Takim tre palësh përpara cdo ndeshje me qëllim informimin e ndërsjelltë mbi personat përgjegjës.

Na ngelet vetëm të urojmë që rezultatet e takimit të sotëm të vihen në praktikë, gjë e cila do sjellë edhe vendimin kryesor tonin mbi bojkotin.

Sëbashku më të fortë!

tkz

Related posts

Conte: Morata ia ka borxh një darkë Azpilicuetas

Q.Autor

Real Madrid bën çmendurinë, gati shkëmbimi i bujshëm me Tottenham

Q.Autor

Tri surprizat më të mëdha në sfidën hapëse të Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment