Futboll Seria A Sport

“KA PATUR SHUMË ENTUZIAZËM PAS FIRMËS ME “ZIKALTËRIT”/ Flet Lukaku: Ja arsyeja përse zgjodha Inter

Ylli i Inter-it, Romelu Lukaku, ka shpjeguar arsyen pse zgjodhi të nënshkruante me zikaltrit në një intervistë të dhënë për Rolling Stone.

“Ka patur shumë entuziazëm pas nënshkrimit tim me Inter-in”, ka thënë gjiganti belg. “Njerëzit më kanë kontaktuar, më kanë dërguar mesazhe në Instagram. kur kam ardhur për herë të parë në Milano nga Brukseli, ka patur shumë njerëz në aeroport për mua”.

“Më kanë inkurajuar menjëherë, kanë thirrur emrin tim. Me gjestin që kam bërë, doja vetëm t’i falënderoja për mbështetjen që më kanë dhënë nga momenti që kam ardhur këtu”.

“Inter-i? Para së gjithash vendimi im është bazuar te sporti. Inter-i ishte klubi me të cilin doja të luaja në  Itali dhe trajneri ka qenë një element i rëndësishëm në zgjedhjen time, përveç faktit se e dija se skuadra kishte lojtarë shumë të mirë”.

“Ka qenë një zgjedhje e mirë edhe në aspektin familjar, sepse vëllai im është këtu. Mendoj se Italia është një vend i bukur për të jetuar, jam një person që më pëlqen të zbuloj kultura të reja. Jam shumë i lumtur që jam këtu”.

Related posts

ËSHTË MBROJTËSI MË I MIR NË BOTË/ Liverpooli gati t’i rinovojë kontratën me Van Dijk, ja rroga “stratosferike”

Delo.autor

SALAH U INFEKTUA ME COVID-19 TEK DASMA E VËLLAIT/ Klopp zbulon bisedën: Ishim 50 persona, por…

Delo.autor

“PLESHTI” VENDOSI TË QËNDROJË TEK BARCELONA/ Mesfushori De Jong është i pari nga lojtarët që reagon!

Delo.autor

Leave a Comment