Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Sainz: Ferrari njësoj si Real Madrid, së shpejti nis ciklin e ri fitues

Piloti spanjoll Carlos Sainz është në sezonin e tij të parë me Ferrarin në Formula 1. Një aventurë e vështirë për spanjollin, që synon të lërë gjurmë me njëvendëshen italiane. Sainz, një tifoz i Real Madrid, mendon se “kokëkuqja”, ashtu sikurse skuadra spanjolle e futbollit, janë dy ikona në sportet përkatëse.

“Po, Ferrari është njësoj si Real Madrid. Janë dy skuadrat më të famshme në sportet e tyre. Në çdo sport, një skuadër ka një cikël që nis e përfundon. Ne po punojmë për të nisur së shpejti një cikël të ri fitues. Është njësoj si te Real Madrid, që priti 12 vjet për të fituar në Champions League në vitin 2014”, tha Sainz.

Related posts

MANOVRAT E PILOTIT/ Zbardhen detajet, pronari i helikopteri nuk kishte çertifikatë për…

F.autor

HARROJNË HUMBJEN NË CHAMPIONS/ Të besuarit e Guardiolës mposhtin Palace dhe marrin kreun

Delo.autor

“KUR TË JESH GATI…”/ Mbrojtësi Ramos tregon muskujt dhe sfidon Conor McGregor (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment