Futboll Sport

Tifozët e Arsenal kapen keq me Özil (FOTO)

Në foton e postuar në rrjetin social Twiter Özil mba veshur një fanellë me mbishkrimin “Best never rest” – Më të mirët nuk pushojnë kurrë – një frazë që duket se i pëlqen si motivuese numrit 10 të kombëtares gjermane.

Por me sa duket këtë e kanë vënë re edhe tifozërt e Arsenal-it, të cilët nuk është se janë shumë të bindur nëse kjo do të ishte shprehja e duhur për gjermanin. Tifozët dhe jo vetëm ata, e kanë kritikuar shpesh mesfushorin për mungesën e përkushtimit që shfaq kur luan me klubin londinez, ndërsa krejt e kundërta ndodh kur vesh fanellën e kombëtares.

“Të lutem shpjegohu, ti pushon më shumë së kushdo tjetër”, ishte një prej përgjigjeve të një tifozi. “Po e deklaron qartë që nuk je më i miri”, shkruante një tjetër. Shenja të qarta që edhe pse erdhi me shumë bujë nga Real Madrid, gjermani nuk ka lënë impaktin e dëshiruar në Londër.

Özil u kritikua edhe nga një prej figurave më të mëdha të Arsenal-it, ish-mbrojtësi Martin Keown, i cili vuri seriozisht në dyshim përkushtimin e tij sidomos në gjysmëfinalet e Eruopa League ku skuadra angleze u eliminua përballë Atletico Madrid. “Ka kohë që nuk më pëlqen më, duket sikur i zgjedh vetë ndeshjet kur dëshiron të luajë dhe kur nuk do, tha Keown. “Dikush duhet t’i kishte dhënë një të shkundur kohë më parë, sepse nuk e mbaj mend sa herë ka qenë i sëmurë dhe nuk ka luajtur. Nuk bëhet kështu”.

Pavarësisht asaj që do të ndodhë në Botëror, ku Özil dhe Gjermania janë pretendentë kryesorë për fitimin e trofeut, mbetet për t’u parë se si do të jetë sezoni i ri i tij me Arsenal-in nën drejtimin e trajnerit Unai Emery.

Related posts

“DEMI” MARTINEZ DYFISHON VLERËN/ Milito e Zanetti kishin të drejtë, Interi mendon të…

Delo.autor

ROMA GODET NË MINUTËN E FUNDIT/ Vijnë Kalinic dhe Mkhitaryan

F.autor

Messi dhe Ronaldo në Botëror? Maradona mbetet i përjetshmi

Sadik.Autor

Leave a Comment