Futboll La Liga Sport

Tifozët e Barçës festojnë, më në fund vjen lajmi i madh nga presidenti Bartomeu

Presidenti i Barcelonës e nisi ditën e mërkurë me një intervistë në “El Matí de Catalunya Ràdio”. Josep Maria Bartomeu beson se Leo Messi, i cili mbush 31 vite këtë verë, do ta rinovojë kontratën e tij si lojtar i Barçës edhe një herë tjetër.

Kujtojmë se ylli argjentinas e zgjeroi në kohë dhe e përmirësoi financiarisht kontratën e tij për herë të tetë në 12 vitet e fundit. Por, është e mundur që ta zgjasë sërish angazhimin e tij në “Camp Nou”, duke përmirësuar edhe kushtet ekonomike. Ishte vetë Bartomeu, ai që e hapi derën për një zgjerim të ri të kontratës me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”:

“Mendoj se do ta ripërtërijmë atë, sepse Messi rihetohet çdo vit dhe çdo herë që luan më mirë. Ishte normale për të, që të rinovonte së fundi edhe për katër vjet, por gjithçka mund të lëvizë me kohën. Messi tashmë është i lidhur përgjithmonë me Barçën.

Ai kurrë nuk ka dashur të shkojë diku tjetër, sepse Barcelona është shtëpia e tij. Një tjetër gjë është roli që ne nënshkruam në kontratën e tij të fundit, por Leo është përfaqësuesi më i mirë që Barça mund të ketë në të ardhmen”.

Related posts

E BUJSHME/ Jo vetëm INTERI, për MODRICIN në garë edhe një tjetër klub italian

Isa.Autor

DUELI ME SKËNDERBEUN/ Gega: TRASHI gaboi por ka reflektuar, Hoxha jo 100% gati

Isa.Autor

VLLAZNIA TRIUMFON NË MIQËSORE/ Shkodranët mposhtin Besëlidhjen dhe ruajnë formën e tyre

Delo.autor

Leave a Comment