Futboll Sport

“DUHET TË JESH INJORANT PËR TË PUNUAR TEK FIFA”/ Raiola: Pogba tek Juventus? Të ëndërrosh është falas

Mino Raiola është një ndër agjentet më të mirë të futbollit në qarkullim dhe transferimet e tij kanë lënë jo pak gjurmë në merkatot e futbollit.

Në një mbledhje të Shoqatës Italiane të Agjentëve të Futbollit, Raiola ka shpërthyer kundër FIFA-s si dhe ka komentuar zërat e fundit për një transferim të mundshëm të Pol Pogba te Juventusi në verë.

“Infantino? Ai thotë se marrëdhëniet me agjentët duhet të rregullohen por nuk po bën asgjë. Rregullat e FIFA-s janë të turpshme, nuk ka dialog me ta. Ne duam një sistem të ri, ne jemi i vetmi vend së bashku me Francën që e rregullojmë profesionin me ligj. FIFA thotë vetëm gënjështra për ne, nuk e kam dëgjuar kurrë të thotë ndonjë gjë inteligjente. Të jesh pjesë e tyre duhet të jesh injorant nga natyra. Dua t’i lë futbollit një model të ri”.

“Pogba te Juve? Të ëndërrosh është falas. Më pas të shohim nëse ëndrrat realizohen. Dhjetori është muaji i duhur për të ëndërruar me Krishtlindje dhe Befana”.

Për lamtumirën e De Ligt dhe Romanjolit nga Juventusi dhe Milani:“Do të flasim sërish për këtë në maj-qershor”. Në fund foli për transferimin e Donarumas te PSG: “Të gjithë e dimë se si do të përfundojë kjo histori. Duhet pak durim. Ai po jeton në një situatë që nuk e ka përjetuar kurrë që kur ishte 16 vjeç. Vetëm me dialog do të zgjidhet”, është shprehur Raiola.

Related posts

“COPA TË MPREHTA BETONI FLUTURUAN”/ Rrezikon jetën mjeku që shpëtoi Eriksenit pas atakut kardiak në Europian

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ LUFTËTARIT/ Flet Telushi: Gjithmonë bëj rolin e “ushtarit”, rëndësi ka…

Delo.autor

DHUNA NDAJ GJYGTARIT/ Kreu i shoqatës “plas” bombën: Jeta e arbitrave në rrezik, kërkojmë me…

Delo.autor

Leave a Comment