Futboll Premier League Sport

Tifozët nderojnë Wenger, por gjërat marrin për keq (FOTO)

Tifozët e Arsenal kishin përgatitur dy banesa për t’i dhënë lamtumirën trajnerin Arsene Wenger në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Huddersfield. Por tifozët vendas nuk e lanë mundësinë t’u shpëtonte duke iu kujtuar londinezëve se vetëm pak kohë më parë ishin vetë ata që e donin larg skuadrës së tyre francezin.

“Merci Arsene, do të na marrë malli” dhe “Ka vetëm një Arsen Wenger – Legjendë e Arsenalit” ishin dy banerat që fluturuan mbi stadium të dielën pasdite për nder të trajnerit që lë klubin londinez pas 22 vitesh. Nj çast emocionues për të gjithë, por jo për tifozët e Huddersfield, të cilët filluan të bërtisnin në kor: “Ju nuk e donit më, ju nuk e donit më… Jeni me dy fytyra…”.

Në fakt nuk e kishin shumë gabim. Vetëm një vit më parë, ishin vetë tifozët që mbanin në duar pankarta kundër trajnerit francez dhe nuk donin që ai të rinovonte me klubin, të cilit i mungon një titullin kampion që prej sezonit 2003 – 04. Edhe pse Wenger rinovoi për dy sezone, një vit më pas vendosi të largohet.

Related posts

Nga Magani te Mziu dhe akuzat për trukim, flet presidenti i Teutës

Sadik.Autor

PREJ 8 MUAJSH PUSHIM PAS SHKARKIMIT/ Mourinho zbulon: Ndryshimi nuk është gjithmonë për mirë, por…

Delo.autor

Pacquiao fton Mayweather në revansh: MMA nuk është sport për ty

Sadik.Autor

Leave a Comment