Futboll Seria A Sport

BISEDIMET RONALDO-JUVENTUS/ Drejtuesit “bardhezi” kërkojnë të reduktojnë pagën CR7

Kristiano Ronaldo dhe Juventusi jo vetëm që do të respektojnë kontratën deri më 30 qershor 2022, siç konfirmoi disa ditë më parë edhe menaxheri i portugezit, Zhorzh Mendesh, por ky i fundit kur nënvizoi “surpriza”, gjithçka u nënkuptua me të drejtë për një rinovim të mundshëm mes palëve.

Dhe, me sa duket, bisedimet mes “Zonjës së Vjetër” dhe CR7 për të shtyrë bashkëpunimin mes tyre kanë nisur prej disa ditësh, ku akordi paraprak është data 30 qershor 2024, kur Ronaldo të jetë 39 vjeç. Por, ndërkohë, Juventusi kërkon një ulje të pagës aktuale të luzitanit, duke kaluar nga 31 në 20 milionë euro, por për momentin Ronaldo nuk duket shumë euforik, pasi kërkon që të ruajë pagën aktuale. Gjithsesi, bisedimet vazhdojnë..

Related posts

PARA NDESHDJES NDAJ ROMËS/ Klubi “Kuqezi” konfirmon 5 raste me koronavirus, ja emrat…

Delo.autor

PËRPLASJA ME TIFOZËT E LUFTËTARIT PAS HUMBJES/ Trashi sqaron situatën: Jam afruar tek ultrasit sepse…

Delo.autor

MENDON PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Kukësi nis “pazarin” tek Kastrioti, janë 2 synimet e verilindorëve…

Delo.autor

Leave a Comment