Futboll Sport

Tifozët rusë “përlotin” Crisciton (Video)

Pas 7 sezonesh si futbollist, një pjesë e të cilëve edhe si kapiten, Domenico Criscito është larguar nga Zenit St. Peterburgu, për të vijuar karrierën e tij në Itali.

Mbrojtësi i majtë italian kishte prenotuar avionin paraditen e sotme, për të mbërritur në Itali, por tifozët rusë i kanë rezervuar një surprizë vërtetë të veçantë.

Një numër i madh i tyre kanë shkuar në aeroport për të thërritur në kor emrin e kapitenit, ndërsa në dorë mbanin edhe banderolat që i shpalosnin çdo javë në stadium.

Natyrisht që ky moment ka emocionuar pa masë Crisciton, që është përlotur para tifozërisë së Zenitit dhe ka falënderuar edhe publikisht ata për surprizën.

E nëse një tifozëri e përcolli, një tjetër pritet ta mirëpresë mbrojtësin, që tani do t’i bashkohet sërish Genoas, skuadër me të cilën ka luajtur që nga mosha 16-vjeçare e deri 7 sezone më parë.

Related posts

ENDRRA NË “SIRTAR”/ Xavi tregon se a është gati të bëhet trajner i Barcelonës

Isa.Autor

DE BUTOI NË “EURO 2020″/ Mesfushori Hasani bën shkrimin emocionues: U realizua ëndrra e fëmijërisë (FOTO)

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA/ “Paqe” në Rrogozhinë, Teuta dhe Dinamo ndajnë pikët

Delo.autor

Leave a Comment